Kronikë

Shëngjin/ Mjeti i tyre lundrues pësoi defekt përballë ‘Ranës së Hedhun’, policia shpëton dy pushuesit (VIDEO)

28 Qershor, 18:42| Përditesimi: 28 Qershor, 21:54

  • Share

Policia kufitare e Lezhës ka parandaluar një tragjedi në det, ku dy persona rrezikuan jetën pasi mjeti lundrues me të cilin udhëtonin pësuan defekt dhe u larguan nga bregu për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.

Rreth orës 15:00 të ditës së sotme, policia mori njoftimin për incidentin që po ndodhte përballë plazhit “Rana e Hedhun”.

“Një mjet lundrues kishte pësuar defekt dhe, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, ishte larguar nga bregu, duke rrezikuar jetën e dy shtetasve që ndodheshin në bord.”-thuhet në njoftimin e policisë.

Menjëherë pas njoftimit, forcat e Policisë Kufitare Shëngjin, u mobilizuan me mjete lundruese dhe Jet Ski për të ofruar ndihmën e nevojshme. Dy personat në bord u nxorën në tokë në gjendje të mirë shëndetësore, pa pësuar dëmtime.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 15:00 të datës 28.06.2025, Salla Operative e Policisë mori njoftim se, përballë plazhit “Rana e Hedhun”, një mjet lundrues kishte pësuar defekt dhe, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike, ishte larguar nga bregu, duke rrezikuar jetën e dy shtetasve që ndodheshin në bord.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, u angazhuan me mjet lundrues dhe Jet Ski për ofrimin e ndihmës së menjëhershme.

Falë reagimit të shpejtë dhe veprimeve të koordinuara, mjeti lundrues u tërhoq nga mjeti i Policisë Kufitare deri në portin e Shëngjinit. Dy shtetasit që ndodheshin në bord u nxorën në tokë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia Kufitare dhe Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë vijojnë angazhimin me përkushtim për garantimin e sigurisë në hapësirat ujore dhe tokësore, si dhe për ofrimin e ndihmës ndaj pushuesve dhe qytetarëve, në çdo rast emergjence.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Rrezikoheshin në det për shkak të dallgëve të forta, shpëtohen 19 turistët në Vlorë e Shëngjin


H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rinumërimi i Tiranës, a e rrëzoi pretendimin e Berishës për manipulim?