LEZHË- Një punëtor ndërtimi humbi jetën aksidentalisht në Shëngjin, pasi ra nga kati i 9 i objektit ku po punonte. Ngjarja ndodhi rreth orës 7 e 30 minuta të mëngjesit të së enjtes, në një kantier ndërtimi pallatesh në rrugën e Kunës, ndërsa viktimë e këtij aksidenti në punë mbeti Emiliano Frroku 28-vjeç.
Ky i fundit sapo kishte nisur punën në katin e 9 të objektit në ndërtim, kur ra nga lartësia dhe gjeti vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra në disa pjesë të trupit. Viktima u mor nga autoambulanca dhe u dërgua në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku do t’i nënshtrohet mjekësisë-ligjore, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij rasti.
Grupi hetimor po verifikon kushtet e sigurisë në punë dhe dokumentacionin ligjor të kompanisë ku punonte 28-vjeçari, ndërsa pjesë e verifikimeve është bërë edhe Inspektorati Shtetëror i Punës.
'Rreth orës 7:30, dyshohet se gjatë punës, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një pallati, shtetasi E. F., i cili si pasojë ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.'- njofton policia.
Gjatë muajve të fundit Shëngjini është kthyer në kantier ndërtimi, ndërsa autoritete përgjegjëse vijojnë të bëjnë një sy qorr, duke mos verifikuar dokumentacionin dhe kushtet teknike të kompanive që operojnë në këtë zonë turistike, çka po sjell dhe pasoja në jetë njerëzish siç ishte dhe rasti i 28-vjetorit humbi jetën, duke rënë nga kati i 9 i pallatit ku po punonte.
Report Tv ka siguruar foton e Emiliano Frrokut, i riu i cili ra nga kati i 9 i objektit ku po punonte në Shëngjin. 28-vjeçari sapo kishte nisur punën, ra nga lartësia dhe si pasojë e plagëve të marra nuk arriti që të mbijetonte.
Nga pa sigurija po hikim te gjith nga shqiprija se nuk kemi siguri as te ardhura mjaftushem njerzit po vuajn ne mjerim qmimet e larta fal emigratve po jeton poplli shqiptar se do kishen vdekur nga urija i shalla na run zoti se per udhheqsat e shtetit ton kemi marr fund
PërgjigjuBabëzia e kryetarit te bashkise
PërgjigjuSa e lire eshte jeta ne Shqiperi! :(
PërgjigjuSigurija ne pun zerooo
Përgjigjune vend qe t ebejne hotele dhe resorte tte bukura me pishina bejne pallate...bashki maskarenjsh qe i jep keto leje...
Përgjigju