Shëngjin/ ‘Rana e Hedhun’ tërheq turistët e huaj me kampera: Perlë e bregdetit shqiptar, ia vlen të vizitohet

5 Maj, 16:03| Përditesimi: 5 Maj, 16:20

  • Share

Zona e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin është kthyer në një destinacion mjaft të pëlqyer edhe për turistët me kampera. Ndonëse sezoni turistik nuk ka nisur ende zyrtarisht, moti i ngrohtë me diell po tërheq të huajt nga vendet e Europës e më gjerë.

"Ne kemi ardhur nga Gjermania dhe po bëjmë një tur në të gjithë ballkanin. Shëngjinin e kemi parë në rrjete sociale dhe vendosëm që të vijmë. Këtu është një vend i mrekullueshëm dhe po i përmbush në maksimum pritshmëritë. Ndërthurja e malit me detin të jep mjaft qetësi. Po ashtu dhe mikpritja e vendasve duhet vlerësuar shumë".

"Unë kam qenë dhe here të tjera në zonën e Lezhës dhe vendosa të rikthehem sërish. Këtu ka det lagunë dhe mal, ndaj dhe më pëlqen shumë. Rana e Hedhun është një perle bregdetare dhe ia vlen të vizitohet. Do të qëndrojmë për tre ditë këtu dhe pastaj do të lëvizim dhe në zona të tjera të Shqipërisë".

"Kam ardhur këtu prej dy ditësh bashkë me familjen. E kemi parë në rrjete sociale dhe vendosem ta provojmë dhe jemi shumë të kënaqur. Ka vend të bollshëm për kamperin dhe po shijojmë në maksimum rrezet e diellit dhe freskinë e detit. Do iu sugjeroja dhe miqve e të njohurve të mi që të vijnë këtu sepse vërtet ia vlen".

Rana e Hedhun në Shëngjin është një perle e bregdetit të Adriatikut që po njeh gjithnjë e më shumë zhvillim gjatë viteve të fundit dhe këtë e dëshmon dhe numri i pushuesve dhe turistëve i cili është gjithnjë në rritje.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Udhëtari: 06/05/2024 09:40

    Pagesa për parkim nuk bëjnë; ushqimet i sjellin me vete nga vendi i nisjes; blejnë veç ujë e hajnë në ndonjë restorant tek-tuk; vetëm plehra lënë pas. Kontributi në ekonominë lokale: zero!

    Përgjigju
  • foni: 06/05/2024 01:41

    asnje furgon nuk duhet te lejohet te futet ne rere...kush kapet futini nje gjobe 2 milioneshe ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?