SHËNGJIN- Tre persona u arrestuan dhe 1 tjetër u shpall në kërkim gjatë një operacioni antidrogë të zhvilluar në zonën turistike të Shëngjinit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve intensive të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale organizuan dhe finalizuan, operacionin policor të koduar “Kamuflimi”.
Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë 21-vjeçari Altin Gashi, Ermal Tahiri 28 vjeç, të dy banues në Kosovë dhe Salim Bouyaiche 43 vjeç, banues në Francë.
Gjithashtu u shpall në kërkim Ardian Gashi 30 vjeç, banues në Kosovë. Nga hetimet e kryera dyshohet se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin doza të lëndëve të ndryshme narkotike në zonat turistike të Shëngjinit, ku gjatë kontrollit fizik, 3 shtetasve të arrestuar iu gjetën doza të lëndëve narkotike.
Nga këqyrja e celularëve të sekuestruar, u gjetën komunikime të këtyre shtetasve për organizimin e kësaj veprimtarie kriminale, ndërsa vijon puna për kapjen 30-vjeçarit në kërkim dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Blutë sekuestruan doza kokaine dhe kanabisi, kanabis në trajtë çokollate, MDMA, ekstazi, kërpudha haluçinogjene, 1 automjet dhe 3 celularë që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.
Ermal Tahiri
Salim Bouyaiche
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, si rezultat i hetimeve intensive të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, operacionin policor të koduar “Kamuflimi”. Si rezultat i operacionit:
- u arrestuan në flagrancë shtetasit kosovarë A. G., 21 vjeç, E. T., 28 vjeç, të dy banues në Kosovë, dhe shtetasi francez S. B., 43 vjeç, banues në Francë;
-u shpall në kërkim shtetasi kosovar A. G., 30 vjeç, banues në Kosovë.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin doza të lëndëve të ndryshme narkotike në zonat turistike të Shëngjinit.
Gjatë kontrollit fizik, 3 shtetasve të arrestuar iu gjetën doza të lëndëve narkotike.
Nga këqyrja e celularëve të sekuestruar, u gjetën komunikime të këtyre shtetasve për organizimin e kësaj veprimtarie kriminale.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.
Komente
