Policia në Shëngjin ka arrestuar 3 persona pasi shkaktonin zhurma shqetësuese dhe drejtonin motomjetet në gjendje të dehur.
Në vijim të masave të ndërmarra për monitorimin e zhurmave të gjeneruara nga muzika, si dhe atyre të shkaktuara nga motomjetet, strukturat e sigurisë publike të DVP Lezhë kanë intensifikuar kontrollet gjatë fundjavës. Si rezultat, janë kryer 22 matje të nivelit të zhurmës nga muzika, të cilat kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar.
Po ashtu, në bazë të ankesave të qytetarëve dhe pushuesve për zhurmat shqetësuese të shkaktuara nga drejtimi i motomjeteve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, në bashkëpunim me patrullat e përgjithshme të Shëngjinit dhe Policinë Rrugore, kanë konstatuar dhe ndëshkuar 25 drejtues motomjetesh, për shkaktim zhurmash shqetësuese, në zonën turistike të Shëngjinit.
'Në kuadër të këtyre kontrolleve, 3 drejtues motomjetesh, konkretisht shtetasit Q. Sh., 30 vjeç, L. Sh., 25 vjeç, dhe F. G., 24 vjeç, u arrestuan në flagrancë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet në gjendje të dehur. Gjithashtu, motomjetet e tyre u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale', njof6toi sot policia.
Komente
