Tragjike në Shëngjin, vdes një tjetër punëtor ndërtimi! 50-vjeçarit i bie dërrasa në kokë! Zhduket personi që e çoi në urgjencë (EMRI+FOTO)

11 Maj, 13:22| Përditesimi: 11 Maj, 17:45

  • Share

LEZHË- Një tjetër aksident në punë me pasoje vdekjen ndodhi këtë të shtune në Shëngjin. Ngjarja u regjistrua rreth orës 13 e 30 minuta ne zonën e Kunes, ndërsa viktimë mbeti Preng Gjoni rreth 50-vjeç.

Ai po punonte në kantierin e një pallati në zonën e Kunes në Shëngjin ku mori goditjen fatale në kokë nga një dërrasë që u shkëput nga objekti. Punëtori u transportua me makinë private në urgjencën e Spitalit të Lezhës pa shenja jete, ndërsa personat që e transportuan në spital u larguan duke humbur gjurmët.

Policia arriti brenda një kohe të shkurtër të gjejë vendin e ngjarjes, ku vendosi shiritin skenë krimi në objektin 3-katësh. Në kantier u gjetën dhe dy punëtorë të tjere që u shoqëruan për tu marrë në pyetje.

Nga të dhënat paraprake mësohet se viktima ishte i siguruar në kompaninë e ndërtimit “Kovaci Termo” në pronësi të Martin Kovaçit. Kjo kompani disponon lejen e ndërtimit, thanë burimet, por dyshohet se nuk zbatoheshin rregullat e sigurisë në punë.

Ky është aksidenti i dyti që ndodh në harkun kohor të dy ditëve Shëngjin.

Sipas njoftimit paraprak të policisë, janë shoqëruar dy persona në lidhje me këtë ngjarje.

'Rreth orës 13:30, gjatë punës në një objekt në ndërtim, shtetasit P. Gj., 50 vjeç, dyshohet se i ka rënë një dërrasë druri mbi kokë dhe për pasojë ai ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti.

Ndërkohë janë shoqëruar në ambientet e Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dy shtetas që ishin duke punuar në objektin ku humbi jetën 50 vjeçari.', thuhet në njoftimin paraprak të policisë.

Mëngjesin e së enjtes 28-vjeçari Emiljano Frroku humbi jetën teksa po punonte në katin e nëntë të një pallati në Shëngjin. Viktima ra nga lartësia, pasi ju shkëput vinçi që po e montonte, ndërsa pas hetimeve dhe verifikimeve të kryera rezultoi se 28 vjeçari punonte ne te zeze dhe dy katet e fundit te pallatit po bëheshin pa leje. Për ketë ngjarja policia shpalli në kërkim 3 persona dhe 1 tjetër po ndiqet penalisht në gjendje të lire.

Ekstrakt / Kompania "KOVACI TERMO"

Ora 17:39
FOTO/ Ky është Preng Gjoni, punëtori i ndërtimit që humbi jetën sot në Shëngjin

1715441883_prenggjonilezhe.jpg

Report Tv ka siguruar foton e 50-vjeçarit, Preng Gjoni, i cili teksa po punonte në kantierin e një pallati, në zonën e Kunes në Shëngjin, mori goditjen fatale në kokë nga një dërrasë që u shkëput nga objekti.

Punëtori u transportua me makinë private në urgjencën e Spitalit të Lezhës pa shenja jete, ndërsa personat që e transportuan në spital u larguan duke humbur gjurmët.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ilit: 11/05/2024 21:38

    duhet te vesh kasen ne koke...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?