Kronikë

Shëngjin, ulet numri i pushuesve, operatorët turistikë: Populli s’ka lekë

25 Korrik 2018, 17:50| Përditesimi: 25 Korrik 2018, 18:03

  • Share

Plazhi i Shëngjinit, një nga zonat turistike më të frekuentuara nga turistët ndër vite, këtë sezon ka konstatuar një numër më të ulët pushuesish. Ndonëse jemi në pikun e sezonit turistik, një gjë e tillë ka ndikuar negativisht për bizneset, ndërsa janë shtuar shërbimet dhe çmimet nuk janë rritur. Operatorët turistik shprehen se moti i paqëndrueshem si dhe kriza ekonomike ka ndikuar në këtë drejtim.

Sivjet ka qenë puna shumë dobët. Se njerëzit s’kanë lekë. Plazhi i Shëngjinit ka një rënie me 20%. Ndoshta ka ndikuar moti në rajon. S’ishim përgatitur për këtë. Ishim përgatitur të kishim më shumë klientë. 

Sadik Beqiri dhe Dritan kondakçiu, Operatorë turistik 

Turizmi duket se po penalizohet edhe nga dy faktorë të tjerë, mungesa e punonjësve profesionistë dhe ofertat e munguara të guidave turistike.

Numër kaq i ulët pushuesish nuk është konstatuar prej 10 vitesh në zonën turistike të Shëngjinit, ndërsa pavarësisht interesimit, Bashkia e Lezhës nuk e ka komentuar këtë situatë.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Londra: 27/07/2018 20:34

    Duhet pun shum. Keni shum difekte.

    Përgjigju
  • Tuç Maku: 25/07/2018 20:42

    Iku Koha e turistave Patriot , duhet te punosh fort ti mbash pushuesit ,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?