Sociale

Shëngjini 'pushtohet' nga festa e mijëra të rinjve! Muzika elektronike bën bashkë turistë nga e gjithë bota, trafik i rënduar në rrugë

5 Qershor 2021, 15:48| Përditesimi: 5 Qershor 2021, 21:11

  • Share

SHËNGJIN- Bregdeti i Shëngjinit është "pushtuar" nga të rinj të ardhur nga Shqipëria dhe e gjithë bota, duke i dhënë frymëmarrje turizmit, pas një viti të vështirë si shkak i pandemisë COVID-19.

75 artistë me famë botërore, do të luajnë muzikë në festivalin ndërkombëtar të muzikës Elektronike UNUM, për 5 ditë me radhë,përgjatë 24 orëve në tre skena të vendosura në zonën e Ranës së Hedhun.

Të rinjtë pjesëmarrës në këtë festival thonë se iu kishin munguar festa të tilla, ndërsa vlerësojnë maksimalisht bukuritë e Shëngjinit dhe Shqipërisë në tërësi.

“Është hera e parë këtu. Është mrekullueshëm. Shëngjin është vërtet i mrekullueshëm. Më pëlqen për plazhin, njerëzit, ushqim”, tha një turist i huaj.

“Është shumë e bukur Shqipëria. Për malet, njerëzit dhe ushqimin”, u shpreh një Angleze.

Ora 20:59
Festivali UNUM, radhë kilometrike e makinave në hyrje të Shëngjinit

 

Dyndja e njerëzve për të ndjekur festivalin ndërkombëtar të muzikës elektronike që po zhvillohet prej të enjtes në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ka krijuar trafik të jashtëzakonshëm mbrëmjen e sotme. Radhë kilometrike automjetesh nga hyrja e Shëngjinit drejt Ranës së Hedhun, ndërsa ky fluks duket se ka gjetur të papërgatitur policinë. Në terren janë parë efektiv të pakët policie për të normalizuar lëvizjen, teksa të gjitha rrugët e Shëngjinit janë bllokuar. Festivali do të zgjasë deri ditën e martën.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ........: 06/06/2021 11:09

    Ata mblidhen per te pire hashash e konsumuar droge.Festa te tilla organizohen dhe ketu ne evrope dhe rrine nga 4-5 dite ne gjendje transi re drogum.

    Përgjigju
  • Lymi Tutit: 06/06/2021 10:17

    Organizimi i ketyre Koncerteve eshte Jashtezakonisht mire dhe mrekulli ! Veç te tjerash,ndryshon imazhin e vendit tone ! Trafiku i renduar,ne keto raste eshte normal ! Ne keto raste,kjo ndodh ne cilindo vend Te Europes dhe te Botes,sado i zhvilluar qofte ! Ju lumte organizatoreve ! Lymi Tutit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?