Shëngjini edhe këtë vit u rendit ndër plazhet e preferuara edhe gjatë këtij sezoni veror. Edhe pse sezoni zyrtarisht ka përfunduar, moti i ngrohtë me diell po tërheq të huajt nga vendet e Europës e më e gjere.
Për ta, natyra e paprekur, çmimet e arsyeshme dhe mikpritja e vendasve janë arsyet kryesore pse do të rikthehen përsëri.
"Ne kemi ardhur nga Gjermania dhe po bëjmë një tur në të gjithë ballkanin. Shëngjinin e kemi parë në rrjete sociale dhe vendosëm që të vijmë. Këtu është një vend i mrekullueshëm dhe po i përmbush në maksimum pritshmëritë. Ndërthurja e malit me detin të jep mjaft qetësi. Po ashtu dhe mikpritja e vendasve duhet vlerësuar shumë".
"Unë kam qenë dhe here të tjera në zonën e Lezhës dhe vendosa të rikthehem sërish. Këtu ka det lagunë dhe mal, ndaj dhe më pëlqen shumë. Rana e Hedhun është një perle bregdetare dhe ia vlen të vizitohet. Do të qëndrojmë për tre ditë këtu dhe pastaj do të lëvizim dhe në zona të tjera të Shqipërisë".
“Kam ardhur këtu prej dy ditësh. E kemi parë në rrjete sociale dhe vendosem ta provojmë dhe jemi shumë të kënaqur. Ka vend të bollshëm për kamperin dhe po shijojmë në maksimum rrezet e diellit dhe freskinë e detit. Do iu sugjeroja dhe miqve e të njohurve të mi që të vijnë këtu sepse vërtet ia vlen".
Operatoret turistik tregojnë të huajt vijon të vizitojnë Shëngjinin deri në nëntor.
Fale natyrës unike, Shëngjini dhe në mënyrë të veçantë Rana e Hedhun mbeten të preferuarat e të huajve që shijojnë qetësinë dhe pastërtinë që ofron zona bregdetare.
Komente
