Shëngjin/Operatorët turistik: pas liberalizimi i vizave në Kosove, ata eksplorojnë zona të tjera për pushime verore

13 Korrik, 16:45| Përditesimi: 17 Korrik, 12:03

  • Share

I nxehti përvelues me temperatura deri në 40 gradë ka sjellë pushues të shumtë drejt bregdetit të Shëngjinit. Por duhet theksuar se fluksi është vetëm në fundjavë, pasi gjatë javës, numri i pushuesve është më i ulët.  Pushuesit vlerësojnë maksimalisht zonen turistike të Shëngjinit, por ankohen për çmimet e larta të cilat kanë pësuar rritje gjatë këtij viti.

Ndërsa operatorët turistike thonë se ky sezon turistik nuk po i përmbush priteshmeritë. Ata thanë se deri tani numri i pushuesve në teresi është më i ulet se 1 vit më parë. Shkaku kryesor është liberalizimi i vizave në Kosove, duke bërë që këta shtetas të eksplorojnë zona të tjera për pushime verore.

Referuar pronotimeve numri më i lartë i pushuesve në Shëngjin pritet të jetë pas datës 15 korrik e deri në fund të muajit gusht, ndërsa bashkia ka përqëndruar të gjitha shërbimet në zonat turistike për të ofruar rregull dhe pasterti.

R.D//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/07/2024 00:34

    Dhe thote Rama kthehuni e investoni ne turizem dhe ja rezultati i investimeve,me shume hotele e bujtina,me pak turiste dhe vitin qe vjen do te keni edhe me pak.Nuk mbahet vendi me turizem se eshte miell hua,duhet qe shteti te investoje ne ngritjen e industrive te lehta e te renda.Po kush t'a beje,kryeministri i rrugeve dhe bujtinave?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?