Përtej akuzave të Spak-ut dhe mbrojtjes së dy të pandehurëve (qëndrime të kundërta që do të gjykohen nga gjykata), është një fakt i padiskutueshëm që del nga hetimet për privatizimin e ish-Klub Partizanit dhe 19 kullat që u ndërtuan në ato toka: Familja e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili kur erdhi në pushtet në vitin 1992 u filmua nga France Presse në shtëpinë e tij modeste pa as edhe një libër, është bërë jashtezakonisht shumë e pasur. Ata kanë grumbulluar aq shumë para, saqë kanë humbur të gjithë sensin e masës.
Sipas SPAK, Jamarbër Malltezi, dukshëm duke përfituar nga pozicioni i tij i pushtetit në krahasim me Fatmir Bektashin (i cili ishte investitor), ka marrë edhe një sipërfaqe shtesë të kullës me emrin ARA me vlerë 1,250,815 euro. Një sipërfaqe që sipas SPAK atij nuk i takon sipas ndarjes së berë me ortakët e tjerë. Jamarber reagoi ndaj kësaj akuze: ''Ajo është zyra ime. Pjesërisht e kam marrë përmes shkëmbimit të pronave, pjesërisht e kam blerë nga Homeplan”, shpjegoi ai. Por problemi themelor është një tjetër: Sa shqiptarë kanë një zyrë me vlerë 1.2 milionë euro? Për Jamarber Malltezin është kaq normale, saqë as që ka marrë mundimin ta mohojë atë vlerë marramendëse, duke u shqetësuar vetëm për të shpjeguar se është pronari legjitim.
I gjithë ''Operacioni Partizani'' nxori një çmim fitim 5,908,570 euro për familjen e dhëndrit të ish-kryeministrit Berisha!!! Dhe as përballë kësaj shifre marramendëse familja Berisha nuk e mori mundimin të bëjë ndonjë përgënjeshtrim. Për ta është krejtësisht normale të kenë fituar atë shumë: e vetmja gjë që i shqetëson është të pretendojnë se e kanë fituar pa ndihmën e baba Berishës. Por sa shqiptarë normalë fitojnë 6 milionë euro në një operacion të vetëm të pasurive të paluajtshme pa ndihmën e askujt?
Argita dhe Jamabëri janë aq të pasur sa kanë mundësi të paguajnë 118 mijë euro bamirësi në fondacionin e fëmijëve autik të Liri Berishës. Gjest i bukur, sigurisht, qe vete Saliu ka lavderuar. Po sa shqiptarë normalë e kanë luksin të japin 118 mijë euro për bamirësi? Një pensionist shqiptar, ata që Berisha pretendon se dëshiron të mbrojë, nuk arrin t’i kursejë në gjithë jetën e tij.
Nga viti 2021 në 2024, Argita Malltezi ka shlyer faturat e studios ligjore për babain e saj, Sali Berishën, me një shumë prej 428 mijë euro e 126 mijë dollarë sikur të ishin pop-corn.
Dosja e SPAK-ut është plot me shifra të tilla. Shuma të paimagjinueshme për çdo qytetar shqiptar, por për familjen e ish-kryeministrit janë vlera që ata i konsiderojnë normale dhe që as që përpiqen t'i mohojnë. Flasin për milionat euro sikur ishin milionat e lekëve të vjetra dhe bezdisja që shkakton ky hetim në fund të fundit është vetëm se këto shifra dalin në dritë.
Në fakt, përtej përgjegjësive ligjiore, mbetet fakti që përpara gjithë popullit do të dalë në sallën e gjyqit një familje miliarderësh dhe kjo ngre një pyetje të madhe politike: Cilën klasë shoqërore përfaqëson sot PD? Borgjezinë dhe të pasurit, që në realitet janë nje pakicë në anën e qeverisë që vitet e fundit nuk ka bërë asgjë kundër tyre dhe mbi të gjitha që nuk i kërcënon t'i arrestojë vetëm se janë të pasur, siç bën Berisha? Apo shumicën e perfaqësuar nga të varfërit dhe pensionistët? Në vendin që mbetet më i varfëri në Evropë, sa njerëz të varfër dhe pensionistë do të jenë të gatshëm të luftojnë përsëri për të mbrojtur miliardat e liderit të tyre?
Nuk e dime nese Spak ka hetuar edhe donacionet milioma euro qe Deshishkt e kosoves i benin Liri Berishes ne vitet 2008 - 2010 prane nje zyre tek pallati ngjitur me Carlsberb, prapa presidences. Cfare perfituan Deshishkt e kosoves nga keto donacione? Nuk eshte problemi i evidentimit te miliona eurovw te luksit te familjes kriminale Berisha. Problemi eshte nese keto para te zeza do konfiskohen apo jo.
Përgjigjuhajde demokraci hajde
PërgjigjuAto 118 mije euro nje pensionist si mbledh dot as ne enderr as cerekun e tyre, jam vete pensoniste.
Përgjigju