SHËNIM/ Ja pse Shqiptarja.com ka vendosur të mos botojë asnjë emër nga database e vjedhur i pagave

22 Dhjetor 2021, 17:48| Përditesimi: 23 Dhjetor 2021, 09:52

  • Share

Pas skandalit të ditës së sotme, ku pagat e 637 mijë punonjësve në sektorin publik dhe atë privat kanë rrjedhur në rrjetet sociale përmes një dokumenti në formatin ‘excel’, një pjesë e mirë e mediave shqiptare kanë zgjedhur t’i publikojnë ato.

Pagat e publikuara po bëjnë xhiron në rrjet nga të njëjtat mediat që më parë e kanë konsideruar skandal. Me publikimin e qoftë një emri nga kjo listë, çdo media bëhet pjesë e skandalit dhe bashkëpunëtore me kriminelët që e kanë vjedhur.

Shqiptarja.com ka vendosur që të mos i publikojë këto të dhëna duke respektuar ligjin, etikën profesionale dhe privatësinë e gjithkujt.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • doni: 24/12/2021 12:33

    vendim i drejte, ne zbatim te ligjit!

    Përgjigju
  • Tahir tarfyci: 23/12/2021 19:46

    Veprim mjaft i mir. Shumicen populli e di po si intereson. Persa i perket atyre medive qe dihet qe jan pran shqupit dhe dihet qe ata jan pjes e skandalit. Deri sa ketu te behet funksional drejtesia keshtu do vazhdoj kjo pun.

    Përgjigju
  • Koli: 23/12/2021 04:03

    Eshte shkelje e ligjit cdo disponim jo i autorizuar e te dhenave personale. Nese media, kjo dhe kushdo, e ka admministruar pra shkarkuar nga social media apo kudo ne internet, duke mos patur as te drejte dhe as e autorizuar, eshte perseri shkelje. Dhe e rende madje. Kurse kjo zonka me emrin Iris eshte komplet ne arobis dhe me kulturen ligjore duket qe e ka gjuhe te huaj.

    Përgjigju
  • Iris: 23/12/2021 02:58

    Mediat kane te drejte t'i publikojne pagat,por mund te zgjedhin te mos i publikojne.Cfare eshte kategorisht shkelje e vertete,eshte publikimi i ID-ve.

    Përgjigju
  • Beni: 23/12/2021 02:57

    Po mire mor shqipetare nuk merziteni se ju kane rrjedhur informacionin me te rendesishem sic ID card number por merziteni per rrogat o ju marte muti shalet.

    Përgjigju
  • Triard: 22/12/2021 22:26

    Publikimi mund te behet objekt padish nga palet e interesuara....Mediat nuk mund te cenojne privatesine e cdokujt qe nuk eshte objekt deklarimi publik i te ardhurave......

    Përgjigju
  • mond: 22/12/2021 21:54

    Për çfare sekreti bëhet fjalë? Pagat për administratën janë të ditura, sipas pozicionit të punës, për çdo profesion janë të publikuara në fltore zyrtare, mund ti llogarisë çdo njeri. Për sektorin privat, pagat i kalon financieri(1),kalojnë në bankë ku punonjësi kryen transfertën(2), listpagesa dorëzohet në Tatimet(3), dhe në Sigurimet shoq(4), pra të paktën 4 persona i kalojnë në duar pagat,herë 5-6 persona të tjerë plus dhe kolegët e tyre!!!!! Se ku eshte sekreti i pagave!!!!!

    Përgjigju
    • rezi: 23/12/2021 15:21

      Të mbështes për komentin e bërë. Nuk e kuptoj pse kanë frikë, nëse paguhen për atë që bëjnë. Sigurisht që duhet siguri për të dhëna të tjera private, flitet për kartën e identitetit, numrin, por duhet të dimë një gjë: kur blen celular, ty të kërkohet karta e identitetit, kur merr kredi ti regjistron të dhënat e të tjera. Ndërsa dogjoj zhurmën që bëhet, më vjen ndërmënd kur merrnim rrogën me bordero(dikur), dmth ajo që sillte rrogat në institucion, e dinte pagën e secilit, kur prisnim ta merrnim, të gjithë shihnim derisa vihej firma nga secili, dhe numëroheshin paratë për secilin para të gjithë kolegëve, e nuk e diskutonim. Tani, ata që bërtasin më shumë janë ata që paguhen me shuma marramëndse e populli sheh se kontributi i tyre, nuk i përgjigjet shumës me të cilën paguhen. Ku merren këto shuma? Prandaj Mond ka të drejtë kur thotë, se kur kalon nëpër 3-4 duar, dihet rroga e të gjithëve. Në perendim, secili punëmarrës, kur kërkon një punë, para se të shkojë në intervistë, sheh sa paguhet një njeri në këtë profesion, që të mund të paraqesë kërkesën e tij.E këtë informacion e gjen kudo. Futuni në google dhe kur pyesni për emrin e dikujt, të tregon faqja, ku banon, sa janë të ardhurat në vit të këtij njeriu.

  • muharremi: 22/12/2021 19:51

    Po shume mire. Le te dalin te gjitha ne publik. Kjo transparence tregon nje shkalle te larte civilizimi dhe demokracie. Nuk ka pse te mbahen te fshehta, se keto nuk ja kane vdjedhur kujt. Te publikohen edhe pagat e bashkiakeve, ministrive dhe kryeministrit e presidentit me te gjithe keshilltaret dhe bashkepunetoret e tyre, deri tek rojet e godinave.

    Përgjigju
  • Database: 22/12/2021 19:29

    Skeni nevoje ti komentoni se ka shkuar ne cdo whatsapp shqiptari brenda nje kohe te shkurter Dmth i din te gjithe kush ka nevoje te mesoje ndonje gje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?