Besueshmëria për një politikan është një nga vlerat primare, ja pse gënjeshtra konsiderohet një nga mëkatet më të rënda për çdo politikan. Sali Berisha gënjen, përherë, dhe mbi gënjeshtrën ka ngritur pjesën më të madhe të karrierës së tij politike. Pjesë të gënjeshtrave janë dhe manipulimet elektorale, një tjetër art në të cilin doktori shkëlqen gjithmonë. Pas shokimit në humbjen e referendumit për Kushtetutën në 1994, ai vodhi praktikisht në çdo zgjedhje, duke filluar nga zgjedhjet politike të përgjithshme në 1996 dhe për të përfunduar te "fitorja" e Lulzim Bashës në Tiranë në 2011. Ka vjedhur vota në të gjithë kongreset e tij, edhe në zgjedhjet zyrtare duke pasur institucione të pavarura, kundërshtarë politikë, deri edhe vëzhgues ndërkombëtarë që e mbikqyrnin.
Pra, ç'besueshmëri mund të ketë "referendumi" i organizuar sot kundër Lulzim Bashës dhe fitorja që Berisha njoftoi me 99,9% te votat pro shkarkimi? Një referendum i organizuar ekzaktësisht si "kongresi" i 11 dhjetorit, pa asnjë kontroll të pavarur dhe pa as transparencën minimale. Nëse Sali Berisha manipuloi votat kur procedurat ishin nën kontroll nderkombetare, kush mund ta besojë se është legjitim rezultati i votimit të sotëm, i bërë pa asnjë kontroll të pavarur dhe i shpallur deri edhe para se të niste votimi?
Njesoj si ne 1996 qe ky kriminel i boni zgjedhjet me fitore absolute me 99% .
PërgjigjuNe kohen e monizmit votimi ishte 97% .Po sot !
PërgjigjuFiks si rama dhe ky llumi i PD Berisha vete voton nen stemen kombetare. cpune ka nje pasti te perdore stemen e shqiperise ne votimet e saj?!
PërgjigjuEdi Rama, zgjedhjet e kaluara lokale apo dhe keto sivjet. Jo veten qe u kerrdis me ti vjedhur por na nxori dhe kishte bere dhe database sikur te qe shtet dhe jo parti. Pika qe ste bie.
Përgjigju