Zjarri te fushës e mbetjeve te inceneratori i Elbasanit

SHËNIM/ Kush po i vë zjarrin landfilleve?

27 Gusht 2023, 14:21| Përditesimi: 27 Gusht 2023, 14:26

  • Share

Një zjarr përfshiu mbrëmjen e djeshme vendgrumbullimin e mbetjeve në Elbasan, ndërkohë që mediat raportuan se kishte patur tentativa për t’i vënë flakën edhe vend-grumbullimit të mbetjeve në Fier.

Çuditërisht, pak pasi zjarri kishte nisur në Elbasan, në derën e landfillit u shfaq Luciano Boci, i cili thoshte se djegia e mbeturinave në landfill provonte se inceneratori nuk punonte.

E njëjta retorikë politike u shpërnda më shpejt se sa flakët e zjarrit në mediat e PD-së dhe rrjetet sociale të deputetëve të saj.

Thënë kjo, përgjigja e pyetjes se kujt i intereson djegia e landfilleve, është shumë e thjeshtë. Përveç opozitës, që tenton të mbajë gjallë për arsye politike këtë çështje, askush tjetër nuk e ka këtë interes. Qeveria jo e jo. Pushteti lokal jo e jo.

Opozita po bën zjarrvënësin për të ngritur edhe njëherë shtëllungat e politikës së ditës.

Por në thelb kjo është kriminale. Të ndezësh zjarre në mënyrë të qëllimshme për përfitim politik është një tjetër krim i rëndë, nga ato me të cilat dje dhe sot, opozita është mësuar të bashkëjetojë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Schadenfreude: 27/08/2023 21:55

    Mentaliteti alla sigurims kaloka brez pas brezi. Andaj autori e paska diktu armikun ....opoziten. Sa bukur i shkon pershtatja e Malltezit per Schadenfreude! Dhe qe e paskan hequr sot, gjynaf.

    Përgjigju
  • Sifi: 27/08/2023 19:41

    Eshte detyre imediate e policise te getoje zjarrvenesit e landfildeve ne Elbasan dhe Fier

    Përgjigju
  • Berti: 27/08/2023 17:28

    I djeg Tigri

    Përgjigju
  • Scutari: 27/08/2023 17:18

    Policia e paska një indicie të fillojë hetimet dhe të zbulojnë se kush është organizatori e ekzekutori. Çfarë presin?!

    Përgjigju
  • Askushi: 27/08/2023 14:35

    Po plehrat me prehrat meren

    Përgjigju
  • polici: 27/08/2023 14:27

    po ore si jo, per cdo gje qe ndodh ne shqiperi fajin e ka saliu qe ju dalte ne enderra ju dallte. po more opozita i ka fajet

    Përgjigju
    • Italia si moter: 27/08/2023 15:50

      Polici tedalte nje ciban ne bythe sa eshte saliu qe mos ta harosh tere jeten .

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?