Radha me makina në Rinas

Shënim/ Dy orë në makinë Rinas-Tiranë: Premtimi i një ministreje me rrugën e re drejt Aeroportit!

12 Dhjetor 2022, 17:47| Përditesimi: 12 Dhjetor 2022, 19:19

  • Share

75 minuta për të fluturuar nga Milano në Rinas dhe gati 120 minuta për të shkuar nga Rinasi në Tiranë! Një radhë e pafund dhe e palëvizshme makinash. 

Më e keqja është se pak ditë më parë një ministër kishte inauguruar "rrugën e re për në aeroport" sipas të cilës ''rruga e re krijon një unazë qarkulluese në Aeroportin e Rinasit duke lehtësuar të gjithë trafikun''.

Por çfarë rruge e re!

Vëtëm një devijim prej rreth 300 metrash i cili në asnjë mënyrë nuk e zgjidh makthin e këtij brezi të ngushtë asfalti që pretendon të lidhë aeroportin e madh ndërkombëtar Nënë Tereza me kryeqytetin.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Afrimi: 13/12/2022 18:15

    Është një tmerr i vërtetë ajo rrugë, aty tregohet fytyra e vertet e shtetit.

    Përgjigju
  • fredi: 13/12/2022 14:12

    Ky do qe bllokohet rruga nga aksidente te vijne dhe ta marin me helikopter

    Përgjigju
  • drejtesia: 12/12/2022 20:13

    Do pellcasi me keq se nje tullumbace dhe kjo ministre/oligarke qe ma ka vilen ne Dhermi dyfish me te madhe se vilat e Rames dhe te Sales bashke. Poshte korrupsioni!

    Përgjigju
  • Emi: 12/12/2022 20:08

    Nuk e kuptoj se si kane guxim te dalin para njerezve. Rruga ne Rinas eshte nje tmerr qe nuk te behet te besh nje udhtim. Dy ore per te shku ne aq pak kilometra. Keta nuk e kuptojne se para se te bejne llustra dhe xixa duhet te zgjidhin akset jetesore. Rinasi eshte pula qe i ben veze floriri ministres qe do ta haje si Ahmetaj heret a vone per pislliqet qe ben.

    Përgjigju
    • Kris Pano: 13/12/2022 11:46

      Sa provinciale qe jeni! Trafik ka ne c'do vend te Botes!

  • Suela: 12/12/2022 18:39

    Nuk eshte vetem ministre,eshte krahu i djathte dhe dora e vet Edi Rames...dhe ne nje kaos te tille minimumi duhet te leshoj karrigen sepse vetem me mashtrime e montazhe fejsbuku sic i quan Rama kur ofendon,nuk shkohet asgjekundi

    Përgjigju
    • Hajduti: 12/12/2022 21:04

      Ky eshte korrupsion i tmershem, te pangopur. Dhe kenaqesia me e madhe eshte tibllokojne sa te kene fuqi qytetaret!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?