Pika e zezë

SHËNIM/ Nëse të gjithë sondazhet e televizioneve të tjera qenkan ''të shitura'', pse as Syri Tv nuk ka publikuar deri më sot asnjë sondazh që parashikon fitoren e Berishës?

30 Prill, 13:41| Përditesimi: 30 Prill, 13:52

  • Share

Prej disa javësh, shumica e mediave kryesore shqiptare po transmetojnë sondazhe elektorale të realizuara nga kompani ndërkombëtare prestigjioze. Ashtu si Report Tv (që prej vitesh bashkëpunon me institutin e njohur italian Piepoli), edhe Top Channel, Euronews, News24 dhe ABC News kanë transmetuar sondazhe të kompanive të huaja, të cilat parashikojnë për datën 11 maj fitoren e Partisë Socialiste dhe mandatin e katërt për Edi Ramën. Të gjitha këto sondazhe parashikojnë gjitashtu një humbje të thellë për Partinë Demokratike dhe koalicionin e saj me 24 parti, me një diferencë ndaj PS që llogaritet ndërmjet 10 dhe 15%. Natyrisht, për Berishën dhe zëdhënësit e tij, të gjitha këto sondazhe janë "të shitura" dhe i konsiderojnë të manipuluara.

Por në këtë pikë lind një pyetje shumë e thjeshtë: nëse të gjitha televizionet qenkan duke transmetuar sondazhe ''të shitura'' që parashikojnë fitoren e Edi Ramës, atëherë pse Syri Tv (televizioni i familjes) nuk ka guximin të transmetojë asnjë sondazh “të ndershëm” që parashikon fitoren e Sali Berishës?

Përgjigjja është e thjeshtë: sepse asnjë kompani serioze sondazhesh nuk pranon të kompromentojë besueshmërinë e saj për të prodhuar sondazhe të falsifikuara. Syri Tv, për rrjedhojë, nuk ka gjetur asnjë sondazhist serioz që të parashikojë fitoren e Partisë Demokratike. Pikërisht ky fakt tregon se sondazhet e transmetuara nga të gjitha televizionet kryesore shqiptare janë të besueshme: sepse madje as Syri Tv nuk arrin t’i përgënjeshtrojë dot me një sondazh tjetër.

 

xy/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?