Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis

SHËNIM / Sajesa antishqiptare: 12 miljet që Greqia i merr Shqipërisë…

11 Shtator 2022, 22:30| Përditesimi: 11 Shtator 2022, 22:35

  • Share

Pasditen e së dielës, një tjetër lajm i rremë qarkulloi në mediat shqiptare, ai se “Kryeministri grek kishte zbuluar një marrëveshje për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon”.

Mediat pranë opozitës nxituan të shfaqin instiktet e tyre antishqiptare, duke sajuar mbi këtë çështje për arsye të kuptueshme politike, në përpjekjen e vazhdueshme për të krijuar probleme edhe atëhere kur nuk ka.

E vërteta është se për detin, çështja do të ndiqet në Hagë kur të dyja palët të jenë gati dhe kjo është konfirmuar publikisht si nga grekët, ashtu edhe nga shqiptarët.

Por teksa në Shqipëri fabrikohet një lajm i rremë, raportimi i medias greke tregon thjesht dhe shkurt për çfarë ka folur realisht sot Kryeministri grek.

Kanali mediatik ERT në Greqi, nënvijëzon mbështetjen që Mitsotakis ka shprehur për integrimin e vendit tonë në BE, sepse sipas tij, negociatat do krijojnë mundësinë që të diskutohet për shumë çështje me Shqipërinë në çdo kapitull që hapet.

“Kjo është arsyeja pse e mbështeta. Ky është një proces që kërkon shumë kohë. Dhe në çdo kapitull që hapet do të kemi mundësinë të diskutojmë të gjitha çështjet,” citon kanali ERT, Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.

Ndërkohë që mediat greke e vënë theksin te nevoja për diskutim dypalësh, referuar fjalës së kryeministrit grek, në Tiranë ngrihet një stuhi në gotë nga mediat antishqiptare që prodhojnë konflikt edhe atje ku konflikt nuk ka!

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 12/09/2022 11:52

    E gjitha mendoj se behet qe Greqia te dale te kanali i Otrantos. Per kete ka luftuar Anglia prej kohesh si perandori qe zoteron pikat strategjike ne bote. Anglia ka lene Greqine si perfaqsues. E tha i madhi Kastriot Myftaraj pak para incidentit.

    Përgjigju
  • Xha braho: 12/09/2022 06:33

    E tha mitsotaki troc qe u hapem ne detin jon 12 milje nuk supozohet.

    Përgjigju
  • tironsi: 12/09/2022 02:42

    EDI RAMA,,,JE KRYEMINISTRI ME PATRIOT QE KA PATUR SHQIPERIA,,,ASNJE METER MOS I FAL GREQISE,, ,ATA NA KANE MARRE CAMERINE,,,MOS U BEJ SI SALI ANTISHQIPTARI.....

    Përgjigju
  • Gvb: 12/09/2022 02:00

    Patronazhist.

    Përgjigju
  • Lumi: 12/09/2022 01:15

    Pra opozita dhe media afer saj "antishqiptare". Ndersa maxhoranca dhe media prane saj "patriotike". Bukur, bukur. Me kete logjike te llojit "Koci Bako" i bie qe kreu grekni qeverise nuk paska deklaruar se eshte marre vesh me Ramen qe te zgjidhin punen ne Hage, pasi te vere sinorin ne 12 milje. Di gje shoku autor i partise sa milje e ka Shqiperia?

    Përgjigju
  • Loli: 11/09/2022 23:03

    Eh sigurim sigurim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?