Pasi pamë SPAK-un të hezitojë përballë sulmeve të Partisë Demokratike, analistët të heshtin në studio dhe një pjesë të mirë të institucioneve publike dhe biznesmenëve të dridhen përpara kërcënimeve të Sali Berishës, tani edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tregon se është i kompleksuar. Pas një kërkese absurde të paraqitur nga Partia Demokratike, Rregullatori ka vendosur të shtyjë për nesër publikimin e rezultateve të votimit elektronik të zhvilluar në Vorë dhe në njësinë nr. 10 të Tiranës.
Arsyeja e kërkesës është e qartë: duke demotivuar komisionerët e opozitës, të cilët përballë një disfate të parashikuar qartë ne ato dy zonat të shpallur me shpejtësi pikërisht falë përllogaritjes së menjëhershme të mundësuar nga votimi elektronik, mund të vendosin të braktisin strategjinë e bojkotit të numërimit manual, një strategji që Sali Berisha duket qartë se kërkon ta përdorë për të vonuar sa më shumë shpalljen e humbjes së tij. Por ajo që është e pakuptimtë është që KQZ e pranon këtë.
Votimi elektronik, i paguar nga taksapaguesit shqiptarë, ka si qëllim pikërisht shpalljen sa më të shpejtë të rezultateve. Dhe fakti që është përdorur vetëm në pak qendra, lidhet sërish me tekat e opozitës, që shpreson te truket dhe vonesat e numërimit manual për të zbutur përmasat e disfatës së saj. Tani KQZ, e kompleksuar nga frika se mos akuzohet për zbatimin e ligjit (edhe kjo, në sytë e Sali Berishës, mund të konsiderohet si një krim), pranon të shtyjë shpalljen e rezultateve.
Dhe nëse nesër Sali Berisha kërkon shtyrjen e shpalljes së rezultateve edhe në Vlorë, ose në Fier, Elbasan apo Tiranë, aty ku me siguri Partia Socialiste do të dalë fituese, çfarë do të bëjë Ilirjan Celibashi? A do të presë i gjithë vendi që të shpallen perpara rezultatet e Lezhës dhe Kukësit, në mënyrë që doktori të mund të shpallë fitoren e tij?
Komente
