Pse Edi Rama fut veten në kurthin e Fevziut brenda studios së Opinionit dixhital?

16 Tetor 2020, 19:58| Përditesimi: 16 Tetor 2020, 20:11

  • Share

Studio e Blendi Fevziut është shndërruar prej vitesh në një arënë kaotike personale në të cilën u lan këmbët miqve dhe shqyen armiqtë. Eshtë e pamundur për Fevziun të mbulojë dobësinë e tij për Partinë Demokratike, të cilës i ka shërbyer me devotshmëri prej 20 vitesh por sidomos që nga koha kur televizioni i tij kaloi zyrtarisht në shërbim të qeverisë Berisha. Kush mund ta harrojë intervistën e gjunjëzuar që i bëri në 2008 trafikantit Damir Fazlliç i cili kishte ardhur kastile të shfajësohej në studion e Fevziut tamam në kohën që prokuroria (shtirej) se po e kërkonte për ta arrestuar për aferat e Porto Romanos? As nuk mund të harrohen intervistat plot lajka protagonistëve qeveritarë të 11 janarit 2011 kur betoheshin se 4 protestuesit ishin vrarë nga vetë socialistët me çadra pistoletë. Ndërohë që një koleg i Fevziut i plagosur po atë 21 janar nga plumbat e gardës u pushua nga puna vetëm se ishte betuar se do të tregonte të vërtetën; nuk mbahet mend as edhe një përkjekje e vetme e Fevziut për ta mbrojtur siç bën tani në studio kur Rama “guxon” të kundërshtojë analistët e pranishëm në panel me detyrën preçize të linçimit.

Mbrëmë ama Fevziu e shndërroi studion e tij përfundimisht në Opinionin dixhital. Fillimisht u lodh të organizonte fshehurazi replikën e Lulzim Bashës me një ndërhyrjen e tij telefonike në studio, sapo mësoi se Edi Rama do të publikonte dokumenta kundër Bashës. Nuk mbahet mend asnjë rast tjetër që Fevziu të jetë shqetësuar e t’i ketë ruajtur të njëjtën të drejtë replike në kohë reale viktimave të shpifjeve të Berishës apo të Bashës të cilët janë të lirë të baltosin këdo me Fevziun në gjunjë që mjaftohet t’u drejtojë mikrofonin pa i kujtuar asnjëherë të drejtën e prezumimit të pafajësisë.

Por kulmin edhe për Opinionin e ri dixhital e arriti kur Fevziu vendosi të lexojë live sms që i kishte dërguar ‘’doktori’’ gjatë emisionit në të cilin krahasonte nënën e sapovdekur të Edi Ramës me nënën e Enver Hoxhës. Një paralel pa asnjë logjikë politike dhe pa asnjë lidhje as me realitetin dhe as me temën e debatit që po zhvillohej në studio. Një media quhet media sepse duhet të bëhet mediator mes asaj që mëson dhe asaj që duhet të publikojë. Ajo sms aq banale që Berisha as e mori guximin ta publikojë në faqen e vet Facebook, meritonte të transmetohej? Sigurisht që jo. Por Fevziu e bëri sepse nuk ka autoritetin dhe forcën të refuzojë një urdhër të Berishës. Ashtu siç nuk ka pasur kurrë kurajon t’i bëjë Berishës asnjë pyetje mbi aferat e fëmijëve të tij dhe të shpifjeve të përditshme, as t’i kërkojë llogari Bashës për gënjeshtrat e tij, për 4 vilat dhe as për aferat e tij apo për oligarkët që paguajnë kunatin e tij vetëm e vetëm që të mos sulmohen nga PD. Dhe meqë po flasim për oligarkët, pjesa më e bukur e emisionit ishte mbrëmë në fund, kur tamam siç bën Basha, që konsideron armiq vetëm oligarkët që nuk paguajnë kunatin e tij, e mbylli emisionin me një superqokë për një oligark.

Gjithë kjo parantezë për të arritur në një pyetje kryesore: Pse Edi Rama këmbëngul të hidhet me këmbët e veta brenda kurthit të Fevziut dhe të Opinionit të tij dixhital, duke kontribuar ne shikueshmëri  por duke u vetëgoditur politikisht? Kryeministrit nuk mund te qahet per vizibilitet mediatik. Atëherë ç’shije mazokiste e shtyn të hidhet në kurthin e drejtuesit televiziv më pak korrekt nga gjithë të tjeret, sepse shtiret si mik me telekamera të fikura, ndërsa në studio shndërrohet ne një hijenë?

xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mali: 17/10/2020 16:21

    Sa ja beni qefin keti Fevziut

    Përgjigju
  • Fantomas: 17/10/2020 12:02

    Nese do te isha ne vendin e Z/Rama do largohesha nga emisioni.

    Përgjigju
  • Berti: 17/10/2020 09:25

    Fiks fare, çdo kryeministri tek emissioni i rrugaçit "gazetar " fevzi, kryeminstri duhet te shkoje ne emisione ku gazetaret bejne gazetaret, jo te bejne pyetjet dhe jane te bindur qe kane te drejte dmth prokuror dhe gjykates ose fodulla. Dhe ne ate emision fevziu ti beje pyetje ne telefon kryeministrit. A ka keshilltare Kryeministri jone!?

    Përgjigju
  • populli: 17/10/2020 06:57

    Per te ardhur keq kur lexonte ate sms me aq perkushtim si te ishin vargjet e Getes..

    Përgjigju
  • peoples: 17/10/2020 00:23

    shqipetare te mencur bojkotojeni kete grope septike OPINION te fantomasit

    Përgjigju
  • Klodian: 17/10/2020 00:17

    Bledi faqeziu duhet te hetohet nga spak .i perfshire ne afera korruptive me s.berishen dhe lul bashen.ky asht klysh serb

    Përgjigju
  • ana: 16/10/2020 23:11

    Fevzo bastardi, hajduti, mashtruesi, falsifikatori bashke me babane e tij kryefalsifikator. Shume shpejt do ta shikoni si do i rrenohet perandoria prej rëre. Ka futur ne sherr gjithe ata njerez e familje dhe vazhdon e mbijeton ne ate hale televizion. Nuk guxon njeri te hetoje kete fekale, vetem pse ky hajdut ka mbeshtetje nga te dy krahet e politikes bastarde shqiptare. Do te vije diita Blend Bregasi qe ke falsifikuar dhe gjyqet qe te behesh pjestar ne familjet pronare. Yyyyytttt pis njeri.

    Përgjigju
    • Une: 17/10/2020 11:05

      Askush nuk heton sepse Fevzua eshte koke e krimit te politik.. Njeher e hapi gojen Fatos Lubonja per pallatin e tij dhe e flaken nga Klan por perseri e mbajne me lek si nje budalla i nevojshem ne programe periferike. Normal qe do ti vij dita prandaj jane terbuar nuk i mbajne me nervat.

  • goni: 16/10/2020 22:45

    ne gjykimin tim fevzos si ha fare ,dhe kjo eshte pare si i ka trajtuar te majte e te djathte ne studio ,frvzo mund te mos jete maksimumi ndoshta ? mundet ,por fevzos nuk i ha fare majtas djathtas

    Përgjigju
    • Bravo: 16/10/2020 23:30

      Fli Gjume edhe ti si Krytari i Salo qenit...

  • Lakuriqi Nates: 16/10/2020 22:28

    Kuo natyre e ka ndjekur gjate gjithe kohes, e ka perdorur dhe ndaj Nanos dhe e ka “ngrene” ai dhe plaku mere, edhe dje u perpoq por Rama ja shnderroj ne nje Opinion Barsaletash, me gjithe te drejten , perballe kurtheve te argumentave hipotetike te panelit te kllouneve... Rama , per fat te keq te fejvizirevera, Fitoi shume pike :)

    Përgjigju
  • Arbëri: 16/10/2020 21:36

    Ky është armik i kombit shqipëtarë...!

    Përgjigju
  • I tej: 16/10/2020 21:10

    Studio e Fejziut eshte kthyer ne nje WC ku duhet shkuar me dh....

    Përgjigju
  • redu: 16/10/2020 21:03

    Me veprimin qe beri knder Rames per nenen e ndjere ,fantimasi Faqeziu dhe jo Fevziu, tregoi ndyresin e tij si palo gazetar.Njerezit duhet ta abandonojne mender opinionin e tij ne sherbim te PD .Rama nuk duhet te shkonte ne rrethin e hienave pseudigazetar

    Përgjigju
  • vlora: 16/10/2020 20:52

    Per mendimin tim Rama ben gabim qe shkon te ky emisjon.E ka provuar disa here dhe eshte perbaltur nga Fevzua.Emisioni eshte nje shfaqie tallavaje ,pa kulture.Nje emision qe nuk e nderon kete tv.Moderatori per mendimin tim bindjet e tij politike dhe simpatite duhet ti lere ne shtepi dhe ne emisjon duhet te moderoj me gjakftohtesi dhe profesionalizem

    Përgjigju
  • Artani: 16/10/2020 20:48

    Emisioni " Opinion" i Blendi Fevziut eshte bere emisioni me i pabesueshem. Kete emision duhet te abondonojne te gjithe perfaqesuesit e partise socialiste. Le te merret Fevziu me plehrat e PD. Duhet te urrehet nga te gjithe shikuesit gazetari mendjemadh Blendi Fevziu. Nuk i beson me njeri ketij pseudoanalisti

    Përgjigju
    • Malesori: 17/10/2020 00:25

      Edhe Feiziu ka faj por faji me I madh eshte I Rames qe vjedh parate e shqiptareve

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?