‘Shenja që udhëton në breza’, ekspozita me grafika në Fier! Dy vite pas vdekjes, ekspozohen punimet e Mustafa Arapit

29 Nëntor 2023, 12:39| Përditesimi: 29 Nëntor 2023, 12:44

  • Share

Ne Fier është ekspozuar koleksioni me grafika i artistit të madh, Mustafa Arapi, dy vite pas ndarjes nga jeta. Është një ekspozitë tejet e veçantë, titulluar “Shenja që udhëton në breza” sepse përpos 24 grafikave të Mustafa Arapit janë ekspozuar edhe 15 punime të vajzave të tij artiste, Dorina dhe Holta Arapi, që vazhdojnë rrugëtimin artistik te te atit.

 “Sot hapin këtë ekspozitë me disa punime, grafika të babait tim, punime të miat dhe motrës sime. Jam e lumtur por edhe e trishtuar sepse mungesa e babit ndihet gjithnjë. Babai është larguar nga jeta para dy vitesh për shkak të Covid-19, në moshën 70-vjecare. Ne e ndjejmë mungesën e tij, si baba dhe si artist. Unë dhe motra kemi studiuar për pikturë në Fierenze. Kjo është e para e një ekspozite familjare”, tha ajo.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 5 dhjetor në Galerinë e Artit “Vilson Kilica”, në qytetin e Fierit. Kuratori Arben Koliçi thekson se punimet janë kryesisht portrete dhe peizazhe, me estetike te veçantë. Kuratori kërkon të kthehej vëmendja tek grafika, pasi ky zhaner nuk vlerësohet sa duhet.

“Këtë vit kemi shenjën e Mustafa arapit. Mustafa arapi njihej si ekeslent, bëmë ftesën vajzave të sillnin veprat e tij dhe të tijat. Grafika, si një zhanër tejet i rëndësishëm nuk vlerëson sa duhet, si piktura dhe skulptura, ndaj ekspozita ka qëllim të afrojë artdashësit me këtë lloj arti”.- tha Arben Koliçi, kurator.

Përpos grafist i talentuar Mustafa Arapi ishte restaurator i shumë ikonave fetare dhe afreskeve. Disa prej ikonave të Onufrit ne kisha janë restauruar prej tij.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?