Radio televizioni shtetëror rus RT publikoi r një dokumentar për zhvillimet e fundit në Veriun e Kosovës, të cilin e ka titulluar “Serbia: Shenjat e luftës”. Dokumentari propagandistik e prezanton problemin në Veri të Kosovës si një situatë e krijuar nga veprimi i njëanshëm i Kosovës për të mbuluar simbolet e targave në veturat e shtetasve serbë, pa përmendur se diçka e tillë bëhet nga Serbia prej kohësh.
Dokumentari gjithashtu, përmes deklarimeve të udhëheqësve fashistë atje, provon të jap një pasqyrë se të rinjtë serbë janë të gatshëm për luftë në Kosovë. Një nga liderët e një grupi radikal që organizonin edhe protestat pro-ruse në Beograd, thotë se Serbia duhet të marr shembull nga Rusia dhe njëjtë siç Vladimir Putin bëri në Ukrainë, ashtu duhet të bëjë edhe Vuçiç në Kosovë. Në fund të dokumentarit, prezantohet fjalimi i Vuçiç-it, i cili thotë se serbët janë mbështetur për muri dhe se mos të çuditet askush nëse ata do të reagojnë si përgjigje.
"Ashtu si Rusia arrin të denazizojë, çmilitarizojë dhe çlirojë botën ruse, ashtu edhe ne serbët kemi të drejtën, përmes operacioneve speciale, të krijojmë një botë serbe që do të jetojë në paqe dhe liri”, tha Misha Vaçiç, krahu i djathtë ekstrem serb
RT ia kushtoi të gjithë emisionin ekstremistëve serbë, por edhe e zbukuroi programin me deklaratën e Patriarkut Porfiri për “Natën e Kristaltë në Zadar” dhe fjalimin e zjarrtë të Aleksandër Vuçiçit, në të cilin ai njofton se Serbia do të kundërshtojë NATO-n dhe Perëndimin, sepse “ne nuk ka ku të shkojë tjetër.
Gjatë dokumentarit përmendet vazhdimisht rreziku i shpërthimit të luftës, duke propaganduar se kjo mund të ndodhë në muajt dhe vitin në vijim.
“Të shtënat në pikën kufitare Bërnjak, si njëqind vjet më parë në Sarajevë, pothuajse çuan në një krizë globale”, thuhet në fillim, duke iu referuar barrikadave të serbëve të Kosovës të muajit të kaluar në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.
Vuçiç citohet gjithashtu kur thotë: “Është koha për të zgjidhur çështjen e Kosovës siç bëri Rusia me Krimenë”
Një tjetër ekspremist, Damjan Knezheviç, themelues i patrullës së formacionit paramilitar Narodna tha për RT: “Nuk do të lëmë asnjë fëmijë, edhe sikur të jetonin në Mal të Zi, Bosnje dhe Kosovë. Është detyrë e brezit tonë të sigurojmë që askush të mos mbetet pas, askush të mos harrohet. Shumë veteranë lufte janë me ne, shumë njerëz që kaluan nëpër Siri, Ukrainë, bombardimet në 1999”.
Për këtë program ka folur edhe ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko. Ai jep arsyet se pse Rusia po kërkon të hapë një bazë ushtarake në Serbi. Ambasadori rus thotë se kjo do të ishte një kundërpeshë e bazës amerikane, apo NATO-s, Bondsteel në Kosovë. Ai theksoi se Moska zyrtare e kërkon hapjen e kësaj baze, por nuk insiston dhe nuk ua imponon autoriteteve të Serbisë hapjen e bazës së saj ushtarake në atë vend.
“Perëndimi po e shtyn Serbinë drejt vendosjes së sanksioneve anti-ruse, Serbia detyrohet të njohë Kosovën, Serbisë i kërcënohet me ndërprerje të furnizimit me gaz”, tha ambasadorit rus.
Një pjesë e dokumntarit i kushtohet edhe aksionit “Stuhia” me theks në mënyrën se si gjoja u dëbuan serbët nga Kroacia.
RT është një nga mediat që ka krijuar narracionin paralel edhe për atë se çfarë ndodhë në Ukrainë dhe ka ushqyer popullin rus me informacione të rrema, duke u bllokuar në shumicën e shteteve perëndimore dhe emetohet vetëm në Serbi.
Pres komentin e Arberit si do i beje balle Albini nje ofensive te tille serbe? Apo me deklarata patriotike dhe pushke druri? Fajin perseri do e kete Rama qe mundohet te zbuse egersine serbe dhe nuk i hedh benzine zjarrit kur Albini ben si i forti i lagjes. Rreziku eshte real, THE WINTER IS COMING nje shprehje e huazuar nga Game of Thrones.
Përgjigju