Shenjat që të tregojnë se je në një marrëdhënie posesive

22 Qershor 2022, 21:59| Përditesimi: 22 Qershor 2022, 22:00

  • Share

Në disa marrëdhënie, një femër mund të zbulojë se njeriu me të cilin ajo po shoqërohet është një posesiv i lindur, i cili mund të bëhet protagonist në lidhje dhe mund të kontrollojë gjithçka bën e dashura e tij. Nëse je në takim me dikë, natyra e tij posesive mund ta zbulojë veten menjëherë, është vetëm çështje kohe, kur problemet në marrëdhënien tuaj të fillojnë e të shafqen duke u bërë serioze. Ja disa shenja që të tregojnë se je në një marrëdhënie posesive.

Xhelozia

Një mashkull posesiv, shpesh bëhet xheloz për gjithçka në jetën tënde. Ai përpiqet të mbajë në kontroll çdo lloj situate, oraret dhe takimet e tua gjatë ditës, është në gjendje të kontrollojë dhe menaxhojë edhe kohën tënde të lirë, madje mund të xhindoset kur ti ke bërë plane pa komunikuar më parë me të ose nuk e ke përfshirë në planet e tua. Ai mund të të akuzojë për çdo lloj komunikimi online, mund edhe të të izolojë nga njerëzit që do dhe të të kërkojë të provosh dashurinë e tij duke i shkëputur marrëdhëniet me ta.

Monitorimi i vazhdueshëm

Një mashkull posesiv mund të të mbajë në mënyrë të vazhdueshme nën kontroll për çdo gjë që bën, edhe atëherë kur ti i thua fiks në ç’vend ndodhesh. Ai mund të të dërgojë mesazhe, mund të të telefonojë ose mund të kontaktojë me miqtë/mikeshaa e tua për të konfirmuar vendin ku ndodhesh. Ka gjithmonë supozime, por të pyet vazhdimisht në ç’orë mbërrite në shtëpi, në ç’orë dole nga shtëpia, madje mund edhe të të akuzojë se po gënjen duke mos i treguar të vërtetën. Posesiviteti i tij mund ta bëjë atë edhe të të ndjekë në kohën kur nuk je me të, por në të njëjtën kohë mund edhe të kontrollojë me minuta dhe sekonda çdo mesazh që ke shkëmbyer me miqtë më parë.

Egoizmi

Egoizmi mund të shfaqet në mënyra të ndryshme. Shembulli konkret është kur ai mund të dalë me miqtë e tij deri në orët e vona, por ama nuk të lejon të bësh të njëjtën gjë me mikeshat e tua. Nga ana tjetër, mund të të kërkojë ta kalosh ditën e diel me atë dhe familjen e tij, por nuk të lejon me familjen tënde. Vazhdimisht, ai i kontrollon marrëdhëniet në mënyrë të tillë që gjithçka të shkojë sipas dëshirave të tij. Rregulli kryesor në mendjen e tij është që të të kontrollojë vazhdmisht në gjithçka, ama nuk të lejon që edhe ti të bësh të njëtën gjë me të. Nëse e provon, atëherë ai do të tërbohet.

Ekzagjerimet

Një tjetër shenjë posesiviteti është tendenca që ka ai për të treguar dashurinë për ty që në javët e para të marrëdhënies suaj. Ai mund të fillojë të flasë për ju të dy, të ardhmen tuaj, martesën, dhe se ai dëshiron që pjesën tjetër të jetës ta kalojë me ty. Të gjitha këto janë ekzagjerime, të cilat mund të të kënaqin në fillim, sepse të tregon se lidhja juaj është serioze, por shumë shpejt ai do fillojë me presionet për një angazhim për të cilin ti nuk ndihesh gati.

Komplimentet

Atij nuk i pëlqen kur ti flet për vlerat e dikujt tjetër. Sa hërë që ti thua diçka të mirë për një person, një shoqe a një familjar, ai hidhet menjëherë të nxjerrë në pah të metat. Ai është ekstremisht konkurrues më këdo dhe kërkon që të besosh se ai është i vetmi që duhet të shohësh dhe i vetmi njeri nga i cili duhet të varesh.

Agresiviteti

Shpeshherë këto lloj marrëdhëniesh janë të shoqëruara edhe me shenja të theksuara agresiviteti. Një njeri posesiv mund të shndërrohet shumë shpejt në një njeri të dhunshëm, mjafton që t’i japësh një shenjë, si p.sh të kundërshtosh një mendim të tijin. Shpeshherë, kur ai kërkon t’i trgosh gjithçka ke bërë gjatë ditës, ti mund të harrosh që ke marrë një telefonatë nga një shoqe shkolle. Pasi të ka parë telefonin, mendon se e gjitha ka qenë diçka e fshehtë dhe e qëllimtë./Class

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?