Foto ilustruese

Shenjat që tregojnë se lidhja juaj e dashurisë nuk po ecën siç duhet

5 Korrik 2023, 22:12| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 22:15

  • Share

Nëse nuk mund ta kapërceni frikën e përballjes me partnerin tuaj, ndoshta është koha të kërkoni ndihmë ose të ndaheni.

Nëse keni parë ndonjëherë një komedi romantike, zakonisht bëhet fjalë për dy njerëz që gjejnë një mënyrë për të qenë së bashku pavarësisht se çfarë pengesash qëndrojnë në rrugën e tyre. Arsyeja është gjithmonë e thjeshtë: Ata janë të dashuruar. Por jashtë ekranit, dashuria nuk është gjithmonë e mjaftueshme për ta bërë një lidhje të qëndrueshme.

Sipas psikologëve dhe ekspertëve, këto janë disa shenja që tregojnë se ndoshta ka ardhur koha të ndaheni me partnerin tuaj.

Nevojat tuaja nuk plotësohen

Çdo person ka “kërkesa” të ndryshme që duhet të plotësohen në një marrëdhënie. Këto nevoja mund të jenë emocionale, psh. të duash kohë cilësore me partnerin, apo t’i kërkosh atij të menaxhojë me kompetencë paratë.

Kur njëri partner mendon se tjetri nuk po përmbush një kërkesë është e rëndësishme ta komunikosh këtë. Nëse partneri i atij personi nuk është i gatshëm të përpiqet më shumë për të përmbushur këtë nevojë, ndoshta është koha për të ecur përpara.

Këto nevoja, po i kërkoni tek të tjerët

Kur gradoheni në punë ose përballeni me një urgjencë familjare, kush është personi i parë që dëshironi t’ia tregoni? Në një marrëdhënie të shëndetshme, përgjigjja e këtyre pyetjeve duhet të jetë partneri juaj.

Është mirë të kesh kolegë të besuar në punë, por nëse vazhdimisht i drejtohesh një kolegu për mbështetje, kjo mund të jetë një shenjë se nuk po merrni mbështetjen që ju nevojitet nga partneri juaj.

Keni frikë të kërkoni më shumë nga partneri juaj

Është e natyrshme të ndiheni jo-rehat për të folur me partnerin tuaj për atë që keni nevojë dhe mund të mos merrni nga marrëdhënia juaj. Por, linjat e hapura të komunikimit janë thelbësore për partneritete të qëndrueshme dhe të shëndetshme, shkruan Telegrafi.

Fshehja e ndjenjave tuaja të vërteta rreth mënyrës sesi po ju trajton partneri juaj ka të ngjarë të zgjasë marrëdhënien e paplotësuar, në vend që ta shpëtojë atë. Nëse nuk mund ta kapërceni frikën e përballjes me partnerin tuaj, ndoshta është koha të kërkoni ndihmë ose të ndaheni.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?