Kosova & Rajoni

Shënjestrohet ish Presidenti i Maqedonisë së Veriut

6 Korrik 2019, 13:26| Përditesimi: 6 Korrik 2019, 13:52

  • Share

Sipas “FOKUS”, ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut George Ivanov, gjatë mandatit të tij, ka harxhuar shuma marramendëse të parave. Për vetëm katër muaj ai ka harxhuar mbi 8 mijë euro vetëm për lëngje dhe kafe.

Fokus në shkrimin e saj ka publikuar shpenzimet e presidentit Ivanov në katër muajt e fundit të mandatit të tij si president shteti.

Fillimisht vërehet mungesa e kontrollit që do të bënte dallimin midis shpenzimeve private dhe shtetërore.

Nëpërmjet kërkesës për qasje të lirë në informata publike mësohet se vetëm në bufenë e Vilës Vodno për gati katër muaj janë shpenzuar pothuajse 512.000 denarë.

Përkatësisht, për dy muaj janë shpenzuar deri në dy mijë euro për lëngje dhe kafe.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?