Foto ilustruese

Shënjestronin vendet e NATO-s, Spanja arreston tre hakera pro-rusë të lidhur me sulme kibernetike

20 Korrik, 17:51| Përditesimi: 20 Korrik, 17:58

  • Share

Tre persona janë arrestuar nga policia spanjolle me akuzën se kanë marrë pjesë në sulme kibernetike nga një grup pro-rus kundër institucioneve publike dhe sektorëve strategjikë të vendeve anëtare të NATO-s.

"Sulmet kishin për qëllim vendet që mbështesin Ukrainën në luftën kundër pushtimit rus. Dy nga të dyshuarit u arrestuan në Huelva dhe Seville, në Spanjën jugore, ndërsa i treti u arrestua në Ishujt Balearik", njoftuan autoritetet në një deklaratë.

Sulmet kompjuterike ishin organizuar nga grupi i hakerëve NoName057(16).

"Aktiviteti i tyre kryesor ishte kryerja e sulmeve DDoS (Distributed Denial of Services) kundër faqeve të internetit të organizatave publike dhe private në sektorët qeveritarë, infrastrukturave kritike dhe shërbimeve thelbësore", thekson policia.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?