Kërcënimi i ISIS

'Shëno golin e fundit', ISIS kërcënon qytetin gjerman ku luan kombëtarja shqiptare

10 Maj, 13:53| Përditesimi: 10 Maj, 13:58

  • Share

ISIS është bërë një kërcënim për Evropën në prag të Euro 2024 që zhvillohet nga 14 qershori - 14 korrik në Gjermani. Së fundmi, revista propagandistike “Zëri i Khorasan”, duket se është kthyer të kërcënojë për sulme të mundshme, njëjtë si javë më parë.

Siç raporton e përditshmja gjermane Welt, numri aktual i revistës prezanton një fotomontazh në të gjithë faqen, që ka të bëjë me eventin e madh sportiv të kësaj vere.

Imazhi tregon qiellin sipër një stadiumi teksa në imazh shfaqen edhe emrat e qyteteve si Berlini, Mynihu e madje dhe Dortmundi ku Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë kundër Italisë, sipër frazës, “Tani shëno golin e fundit”.

Këto kërcënime janë marrë seriozisht në Gjermani, me inteligjencën dhe policinë që kanë shtuar vrojtimet dhe informacionet, kjo duke bashkëpunuar me organet e sigurisë në Evropë dhe SHBA.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?