Stacioni hekurudhor në Novi Sad

Kosova & Rajoni

Serbi/ Shënohet viktima e 16-të nga shembja e tendës së stacionit të trenave në Novi Sad

21 Mars, 13:59| Përditesimi: 21 Mars, 14:11

  • Share

Një i ri i cili mbeti i plagosur rëndë nga shembja e një tende në stacionin hekurudhor në Novi Sad, ka ndërruar jetë pas katër muajsh e 20 ditësh luftë për jetën, duke u bërë viktima e 16-të e kësaj tragjedie që ka bërë që studentë dhe qytetarë në Serbi të protestojnë prej muajsh.

Ai është Vukashin Crnçeviqin, 18-vjeçarin e diplomuar në gjimnaz, i cili më 27 janar u transferua në Akademinë Mjekësore Ushtarake (MMA) nga Qendra Klinike Universitare e Vojvodinës, ku gjendja e tij ishte kritike, por stabile.

Një flamur i zi u shfaq në ndërtesën e shkollës dhe rrjetet sociale u mbushën me mesazhe ngushëllimi.

Në shenjë kujtimi, sot në disa qytete u mbajtën 16 minuta heshtje një minutë për çdo viktimë të humbur të aksidentit tragjik.

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën në Novi Sad, Serbi më 2 nëntor si pasojë e shembjes së pjeshme së strehës së stacionit të trenit ku ata po prisnin.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?