Kronikë

U përballën më 3 gusht me flakët për të shpëtuar vreshtat në fshatin e tyre në Gjirokastër, 8 ditë pas bashkëshortit Andrea Haxhiaj vdes në spital 57-vjeçarja Tatjana Haxhiaj

11 Gusht 2021, 13:02| Përditesimi: 11 Gusht 2021, 22:36

  • Share

TIRANË- Është shënuar viktima e dytë si pasojë e zjarreve në Shqipëri. Pas vdekjes së 64-vjeçarit, Andrea Haxhiaj nga flakët në Asim Zenel në Gjirokastër, ka ndërruar jetë edhe gruaja e tij 57-vjeçare që ishte e shtruar në QSUT.

Tatjana Haxhiaj ishte e shtruar prej 8 ditësh me djegie deri në 75% të trupit dhe si pasojë nuk mundi t'i mbijetonte plagëve.

Ndërkaq në një prononcim për Report Tv, miku i viktimës Andrea Haxhiaj ka bërë me dije se çifti ishte prindër i dy djemve. Njëri nga djemtë jetonte në Tiranë, ku shkollohet e punon, ndërsa djali tjetër jetonte me prindërit në Gjirokastër. Duke e konsideruar një fatkeqësi të madhe ai u shpreh se zjarrfikëset nuk kishin shkuar në kohën e duhur.

Andrea Haxhiaj ndërroi jetë më 3 gusht në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër si pasojë e flakëve që rrethuan banesën e tij. Haxhiaj ka tentuar të shuaj zjarrin në vreshtin që kishte në oborr, por si pasojë e flakëve ka ndërruar jetë.

Fshati Asim Zenel u përfshi nga flakët që kishin rënë në afërsi të tij. Era e fortë favorizoi flakët duke vënë në rrezik 3 fshatrat Krinë, Asim Zeneli dhe Arshi Lengo. Banorët e tre fshatrave u evakuuan, por në Asim Zenel situata ishte më kritike, me një bilanc prej dy viktimash.

Për të normalizuar flakët u vendosën në dispozicion 5 zjarrfikëse, forca të ushtrisë e punonjës të bashkisë, por dëmet shkaktuan një bilanc të rënduar në djegien e kullotave dhe drurëve frutorë, ku në Lunxheri u djegën rreth 40 ha kullota dhe 500 rrënje arrore, dru frutore dhe vreshtari.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • LALA: 11/08/2021 16:45

    Nese do të kapet krimineli që vuri zjarrin duhet të dënohet për vrasje me dashje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?