Kosova & Rajoni

Shënohet viktima e parë nga 'ethet e minjve'/ Ekspertët japin alarmin

10 Gusht 2019, 20:53| Përditesimi: 10 Gusht 2019, 21:06

  • Share

KOSOVË- Shënohet viktima e parë nga sëmundja e etheve të minjve.  Është 21 vjeçari nga komuna e Junikut, Fluturim Gaxherri. Djali një muaj më parë kishte marrë sëmundjen e etheve të minjve nga  konsumimi i ushqimit që  ishte infektuar nga minjtë.

21 vjeçari fillimisht kishte vetëm temperaturë, ndërsa me vonë gjendja ishte përkeqësuar  dhe ishte shtruar në QKUK, ku ra  në koma. Për një muaj nuk ka pasur asnjë përmirësim.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ditë me parë kishte alarmuar lidhur me situatën epidemiologjike, duke bërë thirrje që ushqimet të mbahen në vende të pastra dhe  të ruhen nga minjtë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?