Foto nga protestat në Kuba

Bota

Shënohet viktima e parë nga trazirat masive në Kubë, protestuesit s’dorëzohen dhe me parulla nëpër duar brohorasin: Poshtë diktatura

14 Korrik 2021, 09:20| Përditesimi: 14 Korrik 2021, 07:37

  • Share

KUBA- U shënua viktima e parë dhe qindra të arrestuar nga trazirat e ditëve të fundit në protestat masive në Kuba kundër qeverisë komuniste për shkak të përjetimit të krizës më të rëndë ekonomike të 30 viteve të fundit.

36-vjeçari Diubis Laurencio Tejeda, ishte njëri prej protestuesve që prej ditës së diel qëndron në shesh duke protestuar për liri dhe rrëzimin e diktaturës, por humbi jetën pas një përplasjeje masive mes protestuesve dhe policisë.

Sipas ministrisë së brendshme, viktima ishte pjesë e një grupi që sulmoi strukturën e qeverisë, ndërsa dëshmitarët okularë pretendojnë se ai është një ndër personat që u ndoqën nga policia.

Protestat të cilat janë edhe të rralla në një vend si Kuba, nisën ditën e diel për shkak të mungesës së ushqimit, rritjes së çmimit të ilaçeve dhe trajtimin e pandemisë nga qeveria.

Diaz-Canel, i cili drejton Partinë Komuniste, fajësoi për këtë kryengritje sanksionet tregtare të SHBA pasi vitet e fundit aktiviteti tregtar në vend është ngushtuar gjithnjë e më shumë.

Díaz-Canel gjithashtu i nxiti mbështetësit e tij të përballen fizikisht me protestuesit. "Urdhri për të luftuar është dhënë.”, tha ai.

Me parulla nëpër duar “Poshtë diktatura” dhe shpirt që nuk dorëzohet mijëra qytetarë kanë vendosur që pavarësisht gjithçkaje protesta të vazhdojë.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?