Mirlind Daku

Sport

Shënoi dy gola kundër Sochit, Mirlind Daku në formacionin më të mirë në Rusi

8 Gusht, 13:06| Përditesimi: 8 Gusht, 13:10

  • Share

Mirlind Daku vazhdon të lërë gjurmë në Premier Ligën ruse të futbollit, teksa është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së tretë nga faqja prestigjioze e statistikave 'Sofascore', pas një performance të shkëlqyer me Rubin Kazanin.

Sulmuesi i Kombëtares ishte protagonisti absolut në fitoren 2-1 ndaj Sochit, ku realizoi një dopietë vendimtare, duke i dhënë ekipit të tij tri pikë të vlefshme në kampionat.

27-vjeçari po kalon një moment fantastik, teksa ka shënuar 3 gola në 3 ndeshjet e para të kampionatit, ndërsa ka gjetur rrugën e rrjetës edhe në Kupën e Rusisë, duke e çuar në 4 numrin total të golave në sezonin aktual.

Përzgjedhja në formacionin e javës konfirmon formën e mirë që po kalon sulmuesi kuqezi, i cili po përforcon gjithnjë e më shumë pozitën si një nga lojtarët shqiptarë më në formë në arenën ndërkombëtare.

Daku në formacionin e raundit të tretë në kampionatin eitar rus

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?