Taulant Seferi

Shënoi dy gola me Kombëtaren, Taulant Seferi pritet si hero në Kumanovë

14 Tetor 2023, 16:47
  • Share

Taulant Seferi shënoi dy gola në fitoren 3-0 të Kombëtares kundër Çekisë, dy ditë më parë në "Air Albania". Sulmuesi duket se ka marrë lejen e Sylvinhos dhe ka vizituar vendlindjen e tij, Kumanovën, ku është pritur si hero nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Të shumtë kanë qenë tifozët që kanë pritur djalin e shtëpisë, teksa kanë qenë të stolisur me ngjyrat kuqezi. Seferi është shprehur i emocionuar për këtë pritje.

"Jam shumë i lumtur, iu kërkoj ndjesë për vonesën gjatë rrugës nga Tirana për në Kumanovë. Jam lumtur që e bëra Kumanovën krenare. Shumicën që kanë dalë sonte po i njoh, janë si familja ime. I falënderoj që kanë ardhur dhe jam i lumtur", u shpreh Seferi.

Pjesë e FC Baniyas në Emiratet e Bashkuara Arabe, Seferi në 16 ndeshje me kuqezinjtë ia ka dalë të shënojë tre gola. Ai është shfaqur krijues dhe i fortë në fushë, me trajnerin që i ka besuar në ndeshjet e fundit një fanellë titullari në sulm.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?