Peter Ndlovu me fanellën e kaltër

Shënoi emrin me gërma të arta në Premier League, ish-futbollisti nuk paguan për 2 fëmijët: Kam edhe 11 të tjerë

12 Shkurt 2023, 13:50
  • Share

Peter Ndlovu ka luajtur 154 ndeshje në Premier League me skuadra si Coventry, Birmingham, Huddersfield apo edhe Sheffield United, duke shënuar 32 gola. Tanimë në moshën 49-vjeçare, trajneri i Sundowns në Afrikën e Jugut ka të tjera angazhime. Trajneri argumentoi në Gjykatën e Lartë në Johannesburg, se ai nuk mund të përballojë të paguajë mirëmbajtjen për dy nga fëmijët e tij sepse ai po paguan edhe për 11 të tjerë.

“Unë kam 13 fëmijë, përfshirë këta. Jam i detyruar të kontribuoj dhe të siguroj mirëmbajtjen e të gjithë fëmijëve të mi,” tha trajneri.

Peter Ndlovu bëri historinë në kampionatin anglez duke u bërë lojtari i parë afrikan që luajti (19 gusht 1992) dhe shënoi një gol (2 shtator 1992) në Premier League.

“Unë fitoj një pagë mujore e cila përdoret për shpenzimet e mia të jetesës, nevojat dhe përgjegjësitë e mia, si dhe për të kontribuar në shpenzimet e vartësve dhe detyrimet e tjera. Unë thjesht nuk mund të përballoj një zbritje prej 1600 eurosh në muaj nga paga ime”, argumentoi Ndlovu në apelin e tij. Gjykata e Lartë e Johanesburgut vendosi që ish-futbollisti duhet t’i paguajë nënës së dy fëmijëve të tij 641 euro në muaj.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?