Pas eleminimit në Champions League mbrëmjen e djeshme nga Barcelona, mbrojtësi i Napolit, Armir Rrahmani komentoi për mediat italiane.
Dardani shënoi një gol por nuk vlejti pasi Barça u kualifikua në fund duke triumfuar 3-1.
‘Ne dalim me kokën lart sepse luajtëm në mënyrë të drejtpërdrejtë, mund të kishim bërë më mirë kur ishte rezultati 2-1, mund të shënonim golin e barazimit. Por nëse nuk shënon do të pësosh. Ne u përpoqëm të shtynim lart, por nuk ia dolëm, në fakt pësuam disa kundërsulme, presioni nuk u bë mirë.’, u shpreh Rrahmani.
Rrahmani shënoi për Napolin në minutën e 30’ duke ngushtuar rezultatin në 2-1. Më pas në minutat e fundit të lojës, Lewandowski shënoi të tretin për Barçën, duke vulosur kalimin e katalanasve në tetë më të mirat.