Shënoi gol në Kupën e Azisë, lojtari përjashtohet me karton të kuq për arsyen ‘qesharake’ (VIDEO)

29 Janar, 20:01| Përditesimi: 29 Janar, 20:15

  • Share

Sulmuesi i Irakut, Aymen Hussein mori një karton të kuq për shkak të festimit të tepruar të golit që shënoi në Kupën e Azisë përballë Jordanisë që rezultoi të ishte vendimtar.

27-vjeçari i cili në nivel klubesh luan për Al-Quëa Al-Jaëiya në Irak, i dha avantazhin shtetit të tij në minutën e 76-të në ndeshjen e cila u luajt në Katar.

Pasi shënoi golin, ai vrapoi në fund të stadiumit aty ku ishin të pozicionuar me qindra tifozë të Irakut për të festuar golin.

Hussein më pas performoi një festim sikur ishte duke ngrënë me duart e tij, gjest ky që e shtyu gjyqtarin Alireza Faghani t’i jap kartonin e dytë të verdhë dhe ta përjashtoj me të kuq, veprim ky që tensionoi situatën.

Media e njohur nga nga Katari, Al-Jazeera, ishin të frustruar nga kjo sekuencë e ngjarjeve që ndodhën në këtë ndeshje.

“Nuk mund ta besoj këtë, disa sekonda pasi shënoi, Aymen Hussein u përjashtua me karton të kuq. Ai mori kartonin e dytë të verdhë për shkak të mënyrës së festimit. Është e vështirë të shohësh se çfarë bëri ai gabim aty, por gjyqtari nuk hezitoi për ta nxjerrë kartonin”, thuhej në blogun e tyre.

Iraku ishte favorit absolut në këtë takim por kur mbetën me vetëm dhjetë lojtarë në fushë gjërat u vështirësuan për ta.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?