Edon Zhegrova feston me flamurin kuqezi

Shënoi në Madrid, Edon Zhegrova 'tërbon' mediat serbe: Skandal! Luan për shtetin e rremë të Kosovës dhe feston me flamurin shqiptar

25 Tetor, 11:33| Përditesimi: 25 Tetor, 11:36

  • Share

Edon Zhegrova shënoi supergol kundër Atletico Madrid dhe i hapi rrugë përmbysjes fantastike 1-3 që Lille siguroi në Ligën e Kampioneve. Pas ndeshjes 25-vjeçari shqiptar festoi me plis dhe flamurin kombëtar në dhomat e zhveshjes, duke bërë që edhe shokët e ekipit të formonin 'shqiponjën'.

Ndërkohë në Serbi edhe këtë e kanë parë si provokim, të paktën sipas Kurir. Kjo medie ka sulmuar Zhegrovën për festën e tij dhe gjithashtu fyen Kosovën si një shtet të rremë, duke e quajtur këtë si një skandal.

Faximile e Kurir

“I bindi shokët e ekipit të tregonin shqiponjën shqiptare! Një futbollist nga shteti i rremë i Kosovës bëri një skandal në Ligën e Kampionëve”, shkruan në titull portali serb.

 

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Na ruajt zoti: 25/10/2024 14:01

    Serbet jo te gjithe Kane mbetur shekuj pas

    Përgjigju
  • Dugagjini: 25/10/2024 11:56

    O Bravo , te lumtë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?