Kylian Mbappe

Sport

Shënoi tripletë në kualifikimin e Real, Mbappe: Faza e përshtatjes mbaroi, dua Atl. Madridin në 1/8

20 Shkurt, 12:56| Përditesimi: 20 Shkurt, 13:00

  • Share

Kylian Mbappe ishte ylli i Real Madrid në Champions League. Francezi shënoi tre gola në fitoren 3-0 të Galaktikëve kundër Manchester Cityt, me ekipin e Ancelottit që gjen fazën e 1/8.

Pas ndeshjes Mbappe i cili ishte edhe më i miri në fushë tha se koha e përshtatjes mbaroi dhe tanimë ai kërkon trofe, ndërsa dëshiron nga shorti i së premtes që të ketë përballë Atletico Madridin.

Faza e përshtatjes? Ka mbaruar. Është koha që të filloj të vendos për fatin e ndeshjeve. Ishte një natë perfekte për skuadrën. Ne donim të fitonim dhe të kualifikoheshim, ishte logjike të ishim në 1/8, ndeshja kundër Cityt ishte e vështirë por ne luajtëm me të mirën tonë.

Ishte një ditë e mrekullueshme për mua dhe ekipin. E thashë këtë, nuk doja të vija këtu dhe të luaja keq. Ishte një gjë të realizoja ëndrrën time, por dua të luaj mirë këtu, koha për t’u përshtatur ka mbaruar dhe duhet të tregoj karakterin tim.

Unë dua të shkruaj histori me këtë ekip dhe bashkëlojtarët e mi. Kam shënuar shumë gola gjatë karrierës sime, por ndonjëherë ishin të kotë. Dua të fitoj tituj me Real Madridin.

Bayer Leverkusen apo Atletico? Unë preferoj Atleticon (në raundin tjetër), kështu që ne i kursejmë vetes një udhëtim’’, tha Mbappe.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?