Bota

Shenzhen, 'pirunë' gjigantë elektrikë kundër protestuesve në Hong Kong (FOTO)

17 Gusht 2019, 14:05| Përditesimi: 17 Gusht 2019, 14:31

  • Share

Fakti se Pekini ka nisur t’i tregojë muskujt Hong Kongut teksa mijëra forca të policisë kineze dhe automjete ushtarake të blinduara për transportimin e trupave, janë grumbulluar në një stadium në Shenzhen, tashmë është një fakt i njohur.

Por ato që kanë ngjallur reagime janë armët e reja që mund të përdoren nga forcat e sigurisë ndaj protestuesve në ish-koloninë Britanike

Forcat kineze të sigurisë janë fotografuar duke u stërvitur në përdorimin e “pirunëve” gjigantë, të cilët mund të lëshojnë goditje elektrike kundër protestuesve.

Policia dhe ushtria u fotografuan duke u praktikuar në ushtrimin e kontrollit të turmës me këtë pajisje, e cila mund të shkaktojë djegie dhe plagë.

Stërvitja ushtarake u zhvillua në Qendrën Sportive Bay Shenzhen në Shenzhen, vetëm 4,5 milje larg kufirit me Hong Kongun

Foto e ushtarëve kinezë u postuan gjatë së premtes nga mediat kineze.

Më herët, Amnesty International ka paralajmëruar së këto pajisje janë mjaft të rrezikshme për protestuesit.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?