Receta

Sheqerpare nga zonja Vjollca

12 Maj 2021, 11:51| Përditesimi: 12 Maj 2021, 11:53

  • Share

Sheqerpare

Përbërësit:

250 gr gjalp ( gjysëm I tretur)

2 të verdha veze dhe 1 e plotë

50 gr sheqer

300 ose 350 gr miell

Shërbeti

600 gr sheqer

400 ml ujë

2 feta limon

Përgatitja:

Në një tas përziejmë vezët me 50 gr sheqer deri sa sheqeri të shkrijë. Shtojmë gjalpin gjysëm të shkrirë dhe të vakët dhe I përziejmë sëbashku shtojmë pak nga pak miellin dhe punojmë me dorë deri sa brumi të mos na ngjitet nëpër duar por jo të nab ëhet I fortë, formojmë sheqerparet në madhësi mesatare dhe I vendosim ato në një tepsi. I vendosim në furrë të piqen në temperaturë 160 -170 gradë ceslius deri sat ë vzerdhen në ngjyrë të artë. Ndërkohë që sheqerparët piqen përgatisim sherbetin duke vendosur përbërësit në tenxhere dhe sa të fillojë zierja e largojmë sherbetin pas 6 minutash. Nxjerrim tavën nga furra e lëmë të vakët dhe e shërbetin me shërbetin e nxehtë. I lëmë të ftohen dhe mund ti shërbejmë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?