Çmontohen rreth 100 kamera sigurie në Tiranë! Disa shërbenin si 'sytë e krimit'! Të tjera u hoqën nga vetë subjektet, i kishin vendosur në shkelje të ligjit

30 Janar 2023, 11:17| Përditesimi: 30 Janar 2023, 16:06

  • Share

Pas çmontimit të 186 kamerave të sigurisë të vendosura në mënyrë të paligjshme në 7 qarqe të vendit, operacioni “Hijet” shtrihet edhe në kryeqytet. Grupe të posaçme janë shpërndarë në të gjithë territorin e Tiranës për të çmontuar të gjitha kamerat e vendosura në kundërshtim me ligjin.

Në pamje duket momenti që efektivët e policisë çmontojnë një prej kamerave të sigurisë të vendosur pa leje pranë rreth rrotullimit të Shkozës.

Si kjo kamerë, vetëm në territorin e Komisariatit nr. 1 janë hequr edhe në Rrugën e Elbasanit, pranë shkollave “Kushtrimi i Lirisë” dhe “Ali Demi”. Deri në orët e drekës blutë çmontuan më shumë se 15 copë. Kamerat, nuk janë vetëm të eksponentëve kriminal, për të vëzhguar grupet rivale dhe policinë, por një pjesë e tyre janë edhe biznese dhe familjarë. Burime nga policia i thanë Report Tv se familjarët justifikohen për vendosjen e këtyre kamerave me vjedhje apo thyerje që mund të kenë ndodhur në të kaluarën në lagjet e tyre.

Operacioni “Hijet” është në vijim e sipër në Tiranë, ndërsa nuk ka një raport të plotë të numrit të kamerave të hequra. Megjithatë, dhjetra kamera janë zbuluar në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, në rrugët “Fortuzi”, “Don Bosko”, “Laprakë” dhe “Institut”, ndjekur nga lagjet "Xhamliku", "5 Maji", "Fresku" dhe "Myslym Keta" në Yzberisht dhe Fushë Mëzez. Në Kamëz kontrollet nuk kanë nisur ende.

Policia e Korçës çmontoi së fundi, 9 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin dhe inicioi hetimet për 5 shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private. Më herët, më 28 janar, Policia e Korçës kishte çmontuar 39 kamera dhe inicioi hetimet për 9 shtetas të tjerë duke e çuar në rreth 100 numrin total në të gjithë qarkun.

Operacioni “Hijet” nisi nga Shkodra, aty ku u shkulën 59 kamera të vendosura nga krimi dhe më pas vijoi me urdhër të kryepolicit Muhamet Rrumbullaku në të gjithë vendin. 

Ora 15:25
Policia nis aksionin për heqjen e kamerave spiune të vendosura nga grupet kriminale në Elbasan

1675088899_aksioni.JPG

Policia ka nisur aksionin për çmontimin e kamerave të sigurisë të vendosura nga grupet kriminale në Elbasan. Aksioni ka qenë i shtrirë në lagje të ndryshme të qytetit ku besohet se grupet kriminale mbanin nën vëzhgim grupet e policisë.

Ende nuk ka persona të arrestuar si përgjegjës për vendosjen e këtyre kamerave të sigurisë. 

Ora 14:14
Këputen ‘Fijet’ në Korçë, çmontohen edhe 9 kamera, shkon në 48 numri në të gjithë qarkun! 14 persona nën hetim

Policia e Korçës çmontoi së fundi, 9 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin dhe inicioi hetimet për 5 shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private. Më herët, më 28 janar, Policia e Korçës kishte çmontuar 39 kamera dhe inicioi hetimet për 9 shtetas të tjerë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar, të koduar "Fijet", i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, në lagje dhe fshatra të qytetit të Pogradecit, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit. -Gjatë fazës së nëntë në nivel kombëtar, të këtij plani operacional, në lagjet nr. 1 dhe 3, Pogradec, si dhe në fshatin Buçimas, janë çmontuar 9 kamera. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë iniciuar hetimet për shtetasit M. L., I. B., A. P., B. B. dhe P. Ç”, thuhet në njoftimin e policisë së Korccës..

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • genti: 30/01/2023 19:00

    Tirona aty ju kan harru fytyrat po jo emrat se kane 30 vjet qe mbajne vendin e pare ne krim! Jari eshte lidh me Belinden mos harojme Sami Dushkun etj! Altinin ato e ngriten

    Përgjigju
  • genti: 30/01/2023 11:57

    mos publikoni me kete lajm nqs kamert nuk hiqen ne domje te altin lamaj dhe nqs policia nuk ja permend emrin! po ashtu te venezia ku gjithe rojet e altinit jane te armatosur! te gjithe grupet qe arrestoni ose propagandoni jane pa asnje vlere kriminalr vetem mediatike! 3 emra jane aktualisht ne boten e krimit jane jashte te 3 dhe kane rrezikshmerine me te madhe altin lamaj, met hasa dhr jar hasa!

    Përgjigju
    • tirona: 30/01/2023 17:27

      O Gent qeke dor e vjetër në pazar... shum kush i ka harru si emra ata 2 te kjo 3shja që ke përmen. Gjithsesi te Venezia dihet çar bohet... pronari ,rojet e shumë të tjer aty rrotull jan me hekra në brez e në çonta

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?