ATHINË - Në Katedralen ‘Ungjillëzimi i Hylindëses’ në Athinë këtë të diel, klerikët shqiptarë kanë mbajtur një shërbesë përshpirtjeje në kujtim të Kryepiskopit të Shqipërisë, Anastasit që ndërroi jetë të shtunën në mëngjes (25 janar), në spitalin 'Ungjillëzimi' të kryeqytetit grek.
Shërbesa e Trisai-së u kryesua nga Hirësi Nikolla, Mitropoliti i Fierit, së bashku me Episkopi e Krujës, Anastasin, Atë Harallamb Gjoka dhe Atë Spiridhon Topanxha. Shërbesa në Katedralen e Athinës ku sot u nderua lipsani i Kryepiskopit në qendër të kishës, u krye në gjuhën shqipe.
Trupi i Kryepiskopit do të qëndrojë edhe nesër në Katedralen e Athinës, ndërsa më pas do të zhvendoset për të ardhur në Shqipëri, ku të martën ora 16:00 do të pritet në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë. Ceremonia mortore mbahet më datë 30 janar ora 11:00 dhe kanë konfirmuar pjesëmarrjen patrike dhe delegacione të nivelit të lartë nga Vatikani si dhe nga Kisha botërore. Ndërkohë pritet të jetë edhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.