Sociale

'Shërbim 24 orësh dhe ambulancë në dispozicion për emergjencat'

27 Mars 2019, 13:09| Përditesimi: 27 Mars 2019, 14:22

  • Share

Qendra e re Shëndetësore Vorë do të përfundojë brenda muajit maj, për të ofruar një standard të ri shërbimi për 36 mijë banorët e kësaj Bashkie. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi punimet që po kryhen në këtë qendër, e cila do të ofrojë shërbim 24 orë për banorët e kësaj zone.

“Nga një qendër e degraduar ndër vite, qytetarët e Vorës do të kenë një qendër model me shërbim 24 orë si dhe një autoambulancë në dispozicion për emergjencat”, u shpreh Manastirliu.

Edhe stafi mjekësor i kësaj qendre është kompletuar me mjekë dhe infermierë.

“Me punësimet e fundit, dy mjekë të rinj dhe 8 infermierë i janë bashkuar ekipit mjekësor në qendrën shëndetësore të Vorës”, tha Manastirliu.

Në partneritet me projektin “Shëndet për të gjithë”, 400 mijë Euro është vlera e investimit në këtë qendër, ku do të ofrohet kontrolli mjekësor bazë, e gjithë paketa e kujdesit parësor, shërbimi i radiologjisë dhe urgjenca mjekësore 24 orëshe për banorët e Vorës.

320 mijë banorë të Tiranës dhe rrethinave kanë përfituar shërbime më cilësore, me rehabilitimin e 17 qendrave shëndetësore të cilat janë përfshirë deri tani në programin e rikonstruksionit të 300 qendrave shëndetësore, nga të cilat 15 kanë përfunduar dhe brenda muajit Maj përfundon edhe rikonstruksioni i dy qendrave shëndetësore Vorë dhe Sauk.

G.M./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?