‘Shërbim cilësor dhe pastërti!’ Shëngjini “përvesh mëngët” të mos zhgënjejë turistët

25 Prill, 15:09| Përditesimi: 25 Prill, 15:18

  • Share

Shëngjini do te jetë gati për sezonin turistik brenda fillimit të muajit maj. Prej ditësh ka nisur ndërhyrja për pastrimin dhe sistemimin e rërës e më pas do të vijohet me plugimin e saj.

Paralelisht po punohet dhe ne sistemimin e ambienteve të gjelbra përgjatë shëtitores së plazhit, më qëllim krijimin e një ambientit sa më atraktiv për pushuesit.

“Përgatitjet kanë filluar prej kohësh. Do bëjmë të mundur largimin e rërës nga shëtitorja. Bëjmë krasitjen, prerjen e barit. Do fillojmë dhe me plugimin e rërës. Në zona publike është bërë pastrimi i rërës”, tha Brahim Demi, administrator i Shëngjinit.

Rritja e cilësisë së shërbimeve kryesisht sa i përket pastërtisë do të jenë në fokus të këtij sezonit turistik thotë administratori i Shëngjinit Brahim Demi.

“Ne si bashki do marrim mbetjet e riciklueshme. Do shtohen forca punëtore për të bërë menaxhimin sa më të mirë të sezonit turistik”, tha Demi.  

Referuar prenotimeve, pritshmëritë e operatoreve janë për sezon turistik të suksesshëm, ndërsa i vlerësojnë si domosdoshmëri ndërhyrjet që po kryhen.

“Kjo ndërhyrje ka qenë e domosdoshme. Rërën e kemi flori. Presim që edhe ky vit të shkoje mirë si vitet e kaluara”, tha Ben Lekaj, operator turistik.

“Shumë pastërti e madhe. Inshallah shkon mbarë”, shprehet Nuriman Hasani, operator turistik.  

“Ka filluar sezoni më herët se vitet e tjera. E vetmja gjë që frikësohemi janë punimet e elektrikut. Për punë tjera jemi mirë. Vit për vit kemi pasur ndryshime për mirë”, thotë Sokol Maluta, operator turistik.

Zona turistike ka njohur zhvillim të jashtëzakonshëm gjatë viteve të fundit dhe  këtë e dëshmon numri i pushuesve dhe turisteve i cili ka ardhur gjithnjë në rritje.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ani: 26/04/2024 08:36

    elektriku po ben maksimumin por pa bashkepunimin e administatorit te shengjinit dhe bashkise lezhe nuk ka cben elektriku po investon por duhet mbeshtetje nga vendoret per te ndihmuar ne akses per te ecur shpejt me zhvillim

    Përgjigju
  • Alfred: 25/04/2024 21:49

    O shoku i bashkise liro plazhin nga zaptuesit të miratuar nga ju ,se latë nam vitin që kaloi, nga 14 apo 15 kilometra plazh që ka Shengjini, plazh publik kishte vetëm 20 metra deri në vijën e ujit , a eshte e tolerueshme kjo gjendje edhe kete vit ,na i lini rrenat u pastru kjo apo ajo pjesë e plazhit ,apo u rregulluan çadrat e kudi unë , njerëzit kërkojnë vend të lirë për banjo deti, nëqoftëse duan çadra apo shezllongje ti marrin ato me qera nga ndonjë magazinë enkas për atë punë dhe jo me detyrim ose shko në vend të qelbur për plazh të lirë .Hidhni një sy edhe jashtë vendit si trajtohet kjo .

    Përgjigju
  • Po mër po: 25/04/2024 17:02

    Plazh natyral, bukuri e natyrës, me fadroma e kemi bo. Ja kalum dhe Maldive

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?