Për ngjarjet e vitit 1997, ish-deputeti Spartak Braho tha në ‘Frontline’ në Report TV, se ato ndodhën edhe si nxitje nga shërbimet e huaja si ajo greke dhe serbe.
“Armët ranë në duar të ndryshme, të cilët ishin të frikësuar për sulmet që nisën kundër jugut. Kjo klimë qe dhe vepër e nxitjeve të shërbimeve të huaja. Shërbimi grek ka qenë shumë aktiv, shërbimi serb. Kishin linjat e tyre direkte. E ka bërë këtë pohim vetë Gazidede. Kur jo vetëm evidenton punën e shërbimit grek dhe serb por tha kanë qenë nxitje të shërbimit amerikan. Domethënë amerikanizmi i tyre është shumë i hershëm.”, tha Braho.
Nga ana tjetër, Braho shtoi se Berisha priste të arratisej nga momenti në moment por ndërhyri OSBE.
“Ranë të tëra strukturat e shtetit, në presionin e revoltës popullore të gjitha u shthurën. Janë fshehur një pjesë e tyre, një pjesë iku jashtë. Iku ministri i mbrojtjes, familja e Berishës iku fjeti një muaj në Brindisi. Mbeti pa shtet. Presidenti i asaj kohe, Berisha mbeti me 4 muret e zyrës dhe priste nga çasti në çast të arratisej. Por ndodhi një ndërhyrje nga OSBE kur Fino ishte miratuar si kryeministër. Që nuk duhet të iki se do komentohet sikur të majtët e morën pushtetin me dhunë.”, shtoi Braho.
Lajmi kryesor:
Të pathënat e 97', ish-deputeti Spartak Braho në 'Frontline': Ngjarje të mbushura me gjak! Berisha përgjegjës, priste të arratisej por ndërhyri OSBE
G.K//ReportTv.al