Shërbimet online kanë ulur korrupsionin dhe kostot e bizneseve, Mete: Fokus tek derregullimi, të përmirësojmë klimën e biznesit

6 Tetor 2023, 16:10| Përditesimi: 7 Tetor 2023, 11:06

  • Share

TIRANE - Rreth 90% e bizneseve në vend deklarojnë se marrja e shërbimeve publike në mënyrë elektronike ju ka reduktuar barrën administrative. Ndërsa pjesa tjetër ku bëjnë pjesë kryesisht bizneset e vogla janë skeptik për dixhitalizimin.

"Me qëllim reduktimin e kostove dhe të procedurave për bizneset, ministri i Financave Ervin Mete tha se do të vijohet me reformën e derregullimit.
“Biznesi përgjithësisht është i ndërgjegjësuar për shërbimet online dhe mendon se shërbimet online dhe dixhitalizimi kanë reduktuar barrën administrative për kompanitë. Shmangia e kontaktit fizik, thonë bizneset e anketuara, ka reduktuar praktikat abuzive dhe përgjithësi bizneset janë të kënaqur me përdorimin e platformave online. Qeveria e Shqipërisë ka qenë e angazhuar drejt dixhitalizimit, drejt kalimit te shërbimet online, drejt ri-inxhinierimit të shërbimeve dhe deregulimit në përgjithësi, për të lehtësuar edhe klimën e biznesit
”, thotë Ministri i Financave Ervin Mete. 

Në mbledhjen e Këshillit të Investime ku në fokus ishte cilësia e shërbimeve dixhitale, u prezantua anketa e bërë me bizneset për këtë temë, nga ku rezulton se 78% e sipërmarrjeve thonë se nga marrja e shërbimeve online është ulur korrupsioni. 

Një nga shqetësimet e ngritura nga biznesi gjatë anketimit ka të bëjë me numrin e lartë të dokumenteve që duhet të dorëzojë pranë institucioneve për çështje të caktuara për këtë arsye kërkojnë lidhje të sistemeve.

“Problemi që shtrohet në parim nga subjektet është mundësia e lidhjes së regjistrave të QKB-së me regjistrat e institucioneve të tjera publike për të lehtësuar dublikimet e ngarkimit të dokumenteve”, tha Diana Leka drejtore e sekretariatit të Këshillit të Investimeve.

Shumica e qytetarëve janë të kënaqur edhe me platformën e-Albania të cilët e vlerësojnë lehtësisht të aksesueshme. 37% e të anketuarve shprehen të kënaqur me eksperiencën e-Albania dhe 41% ishin deri diku të kënaqur. Pjesa tjetër janë skeptik. Po ashtu 45% e bizneseve janë optimiste për pagesën e taksave online, si edhe 44% e të anketuarve vlerësojnë pozitivisht fiskalizimin.

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?