Shërbimet, ulin pagat dhe numrin e të punësuarve! Besnik Vathi: 70% e agjencive turistike janë mbyllur

18 Mars 2021, 09:49| Përditesimi: 18 Mars 2021, 10:12

  • Share

Më pak të punësuar, më shumë të larguar nga puna, ulje fitimesh, dhe falimente, kjo është panorama që la pas pandemia në sektorin e shërbimeve gjatë vitit 2020.

Në tremujorin e katërt të vitit 2020, shitjet e agjencive u tkurrën me 66.4%, krahasuar me 2019, punësimi ra me 25,3 % si dhe paga u tkurrën me 18,8 %, duke dëshmuar një rënie të ndjeshme për shkak të virusit, dhe bllokimit të kufijve nga shtetet e huaja, që frenoi fluturimet dhe udhëtimet në tërësi.

Besnik Vathi nga shoqata e turoperatorëve thotë për Report TV se ka pasur mbylle agjencish.

“Punonjësit janë larguar më shumë se 70% në pjesën më të madhe të operatorëve, dhe rreth 70% e numrit të agjencive të operatorëve është mbyllur përfundimisht apo përkohësisht, për arsye se nuk ka aktivitet”, u shpreh Vathi.

Sa i takon realizimit monetar ajo prezantohet në vlera minimale.

“Shifra e realizimit në vitin 2020 krahasuar me vitin 2019 përllogaritet jo më shumë se 10%”, pohon ai.

Raporti i INSTAT ka analizuar edhe treguesit për baret dhe restorantet, ku në tre muajit e vitit të kaluar kanë rënë me 19,0 %, punësimin është ulur me 18,0 % dhe fondi i pagave -16,7 %.

Edhe tek hotelet gjendja është e njëjtë. Si pasojë e mungesës së turistëve dhe klientëve shitjet e tyre janë tkurrur me  40,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti 2019, numrin e të punësuarve e kanë reduktuar me 29,4 % dhe pagat i ulën me 27,0 %.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?