SPECIALE/ Shërbimi i fundit i oficerit të policisë Ajet Celibashi

14 Prill 2022, 13:09| Përditesimi: 14 Prill 2022, 14:34

  • Share

Profesioni është vetë jeta, por profesioni merr kuptim tjetër kur i përkushton jetën. Kështu ka ndodhur me Komandant Ajet Celibashin që prej 45 vitesh mban veshur uniformën e policisë së shtetit.

Pasioni i tij për policinë do të niste që në vogëli. Vëllai i madh e bënte kurioz me veshjen ushtarake dhe armët në brez.

Ajeti vendosi të mos e linte si një ëndërr në sirtar. Në vitin 1980 ai kryen shërbimin e tij të parë në Komisariatin e Gjirokastrës.

Tepelena, Prrenjasi, Kukësi, Tirana janë qytetet e tjera që kanë dëshmitar të rendit edhe Komandant Ajetin.

6 vitet e fundit të këtij rrugëtimi, ai i kreu në drejtorinë vendore të policisë Elbasan.

Ai tregon ditët e vështira të një polici të rendit por edhe çfarë e bën një njeri që të mbajë veshur uniformën për 45 vite me rradhë.

Thotë se pa familjen nuk do t’ia kishte dalë dot mbanë. Ishin ata që mirëkuptuan mungesat e tij në të gjitha festat familjare dhe mbrëmjet e ndrrimit të viteve.

Report Tv e ka ndjekur në ditën e fundit që mban veshur uniformën e Policisë së shtetit.

Patrullimi nëpër qytet do të ndërpritet nga disa thirje në radio nga salla operative ku raportohet për dhunë në familje.

Së bashku me grupin e Komandant Ajetit u nisëm edhe ne në vendngjarje ku u kërkua edhe ndihma e grupit Shqiponja. Për arsye sigurie ne nuk mund të filmojmë shoqërimin e palëve të konfliktuar apo të japim detaje. Pas neutralizimit të situates, “Shqiponja”  bashkë me një patrullë tjetër kryen veprimet  ndërsa ne vazhduam normalisht patrullimin në pjesë të ndryshme të Elbasanit. Një thirje e dytë vjen në radio ku një qytetar i lagjes “Vullnetari” kishte nevojë për ndihmën e policisë.

Pas sqarimeve të situatës, një tjetër telefonatë e dërgon Komandan Ajetin dhe grupin e tij në lagjen “Skënderbej”. Përsëri njoftim për dhunë në familje.

Për shkaqe hetimi dhe sigurie ne nuk mund të bëjmë të ditur pamje filmike apo të dhëna lidhur me këtë ngjarje por personat u shoqëruan në komisariat për veprime të mëtejshme.

Edhe pse kjo është dita e fundit në shërbim, komandant Ajeti është i pranishëm dhe në pikën e kontrollit në aksin Elbasan-Metalurgji. Çdo mbrëmje  në bashkëpunim me Policinë Rrugore kontrollojnë automjetet e dyshuara, kryesisht ato luksoze.

Nesër do të jetë një ditë e re për të. Ai do kalojë në sektorin privat duke i dhënë lamtumirën uniformës së policisë së shtetit që e mban veshur prej 45 vitesh.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?