Shërbimi i Toksikologjisë në QSUT

Shërbimi i Toksikologjisë në QSUT, Koçiu: Trajtime të specializuara për të gjithë pacientët

3 Shtator, 14:24| Përditesimi: 3 Shtator, 15:55

  • Share

Shërbimi i Toksikologjisë në QSUT tashmë operon në ambiente të reja për pacientët dhe personelin mjekësor.

Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu thotë se me infrastrukturën e re, ky spital ditor garanton trajtime të specializuara dhe të shpejta për të gjithë pacientët që përballen me urgjenca toksikologjike, duke shmangur hospitalizimin e panevojshëm.

“Falë këtij investimi, qytetarët përfitojnë nga teknologjia e avancuar dhe kujdesi profesional në një ambient që garanton efikasitet dhe cilësi të lartë shërbimi, shkruan Koçiu në rrjetet sociale.

Ndërkohë edhe shefi i Shërbimit të Toksikologjisë, Andrin Tahiri, tha se me infrastrukturën bashkëkohore janë gati të përballohen të gjitha rastet që kanë nevojë për asistencë mjekësore toksikologjike, qoftë nga Urgjenca apo rastet ditore.

 

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?