Evis Sala

Shëndeti

Shërbimi Neonatal, rriten kapacitet e kujdesit ndaj bebeve të porsalindura

4 Tetor, 11:05| Përditesimi: 4 Tetor, 11:08

  • Share

Shërbimi Neonatal në Tiranë dhe disa rrethe të vendit ka shtuar kapacitetet e kujdesit ndaj bebeve të porsalindura.

Falë bashkëpunimit  me UNICEF dhe disa partnerë në sektorin privat,  8 maternitete, mes tyre Spitali Universiitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni”,  janë pajisur me inkubatorë dhe pajisje për frymëmarrje të asistuar për Shërbimin Neonatal.

Gjatë vizitës në këtë spital, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala u ndal në bashkëpunimin mes sektorit publik shëndetësor dhe partnerëve ndërkombëtarë, si mjaft të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimit ndaj pacientëve.

Ministrja Sala theksoi efektet e pavarësisë menaxheriale të spitaleve, në drejtim të intensifikimit të këtyre marrëdhënieve dhe rritjen e cilësisë së kujdesit, veçanërisht ndaj nënave dhe bebeve.

“Shumë mirë që kemi një pavarësi menaxheriale dhe ky është hapi i parë. Kjo pavarësi të jep mundësi që të investosh në mënyrë inteligjente në bazë të nevojave që ka një spital”, nënvizoi ministrja.

Bashkëpunimi me UNICEF Albania përfshin jo vetëm  mbështetjen me pajisje  mjekësore të standardeve bashkëkohore, por  edhe trajnimin profesional të personelit në të gjitha maternitetet e vendit, në funksion të përmirësimit të cilësisë së shërbimit.

Inkubatorët e rinj janë instaluar pranë Spitalit Universitar Obstetrik “Koço Gliozheni”, dhe “Mbretëresha Geraldinë”, si dhe në maternitetin e Elbasanit, Fierit, Dibrës, Pukë, Durrësit dhe Librazhdit.

Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Gliozheni” është në funksion prej vitit 2004, ku kryhen rreth 3800 lindje në vit dhe ofrohen rreth 12 mijë konsulta në vit për pacientet.

Në dhjetor 2024, në këtë spital, erdhi në jetë fëmija i parë përmes Riprodhimit Mjekësor të Asistuar (FIVET) dhe deri në gusht të këtij viti 6 bebe kanë lindur falë FIVET, aplikuar në të parën dhe të vetmen Qendër të Riprodhimit Mjekësor të Asistuar  (QRMA) në sektorin shëndetësor publik, e cila funksionon pranë SUOGJ “Koço Glozheni”, me subvencionin 100% nga buxheti i shtetit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?