Kronikë

Shërbimi veterinar, Ilir Meta: Me
rëndësi për shëndetin e njerëzve

23 Mars 2017, 12:50| Përditesimi:

  • Share
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe Ministri i Bujqësisë, Edmond  Panariti, ishin të pranishëm në aktivitetin e organizuar nga Urdhri i Mjekut Veterinar dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës me rastin e Ditës Ndërkombëtare e Veterinarisë.
 
Gjatë fjalës së tij kryeparlamentari Meta u shpreh se rëndësia e shërbimit veterinar, është e pa diskutueshme për shëndetin e njerëzve.
  
“Të jemi krenarë për shërbimin veterinar shqiptar, një shërbim me traditë shumë vjeçare. Reforma e veterinarisë po integron të gjitha shërbimet nën vëzhgimin dhe drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë”, është shprehur Meta.
 
Ndërsa ministri Panariti theksoi se profesioni i mjekut veterinar është shumë i nderuar dhe shtoi se zhvillimi i bujqësisë dhe blegtorisë janë e ardhmja e vendit.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?